Vjenë, Kardinali Shqiptar Ernest Simoni merr çmimin e parë “THOMAS MORUS“

-Çmimi Thomas Morus, si themel i Urdhrit të Vjetër të Shën Gjergjit, edhe Urdhri i Katër Perandorëve Romakë-

Nga Gjergj Marku, Publicist

Heiligenkreuz, 21 qershor 2018 Austri, në Sallën e Perandorit të Manastirit Heiligenkreuz, në një ceremoni në prani të nunsit apostolik, S.E. Peter Zurbriggen, si dhe Abbatit Maximilian Heim OCist, për herë të parë ju dha Eminencës së tij Kardinalit Ernest Simoni nga Shqipëria Çmimi Thomas Morus, si themel i Urdhrit të Vjetër të Shën Gjergjit, edhe Urdhri i Katër Perandorëve Romak.

Dhënja e Çmimit u bë pas shumë viteve të kërkimit me në një proces përzgjedhës rigoroz të një laureati të përshtatshëm, i cili, duke ndjekur shembullin e burrështetasit angleze, Sir Thomas More, për disavantazhin e tij, vazhdimisht që dëshmoi për primatin e së vërtetës në krahasim me pushtetin ateist.
Princi Gundakar nga dhe në Lichtenshtajn, guvernator i Urdhërit të vjetër të Shën Gjergjit (Alter Orden vom St.Georg), shpjegoi rëndësinë e madhe të këtij çmimi, pasiqë Papa Gjon Pali II në Motu Proprio të tijë në 31 tetor 2000, ka deklaruar Kancelarin Lord anglez mbrojtës dhe model për juristët, politikanët dhe qeveritaret. Në mënyrë humoristike të parmatosur, 500 vjet më parë, Morusi i rezistoi tundimeve të hidhura dhe më në fund politikës brutale të pushtetit të Mbretit Henri VIII, për të cilin ai duhej të paguante me ekzekutimin e tij në skelë pranë Kullës së Londrës, – kështu tha Lichtenshtajn.

Siç shpjegoi Altabt Gregor Henckel von Donnersmarck OCist për lavdinë e tij, ai foli për historinë dhe vuatjet e don Ernest Simonit. Don Ernest Simoni u shugurua në vitin 1963 si një prift i ri, i sapoformuar, pasi ai kishte lexuar një meshë për presidentin e SHBA, John F. Kennedy, i cili sapo ishte vrarë në Dallas, shteti komunist shqiptarë e arrestoi atë në altarin e Christmette para besimtareve të mbledhur, pastaj ai u torturua dhe u dënua me vdekje.

Lufta marksiste-leniniste, në përputhje me përcaktimin e saj “shtetit të parë ateist”, që shkatërroi strukturat e kishës, dhe praktikën fetare dhe besimin në Zot. Don Simonit i “falet” denimi me vdekje, pasiqë ai edhe pse ishte nën torturë, ai nuk tha anjëheherë një fjalë urrejtjëse kundër diktatorit, për këte atij iu shqiptua më vonë burgim të përjetshëm, me punë të detyruar më të rënda në minierë dhe si pastrues i kanaleve të qelbura te Shkodrës.

Regjimi u përpoq ta tërheqë atë me oferta joshëse për një jete laike, per deklarata anti-kishtare, i ofroi edhe punë universitare, por ai e refuzoi vendosmërisht. Për më tepër, ai qëndroi fshehurazi aktiv si meshtarë, lexonte çdo ditë Meshën dhe u bë një mbështetes shumë i fortë shpirtëror për bashkë të burgosurit e tjerë dhe familjet e tyre.

Vetëm pas rënies së regjimit komunist në vitin 1991, prifti ishte i lirë përsëri dhe ndoqi thirrjen e tij si prift për të pajtuar grupet ndërluftuese në vendin e tij, së bashku. Pak pasi Papa Françesku dëgjoi përvojën 27-vjeçare nga goja e priftit shqiptar gjatë vizitës së tij në Shqipëri në vitin 2014, ai emëroi Don Ernestin si Kardinal Simoni. – keshtu foli Altabt Gregor Henckel von Donersmark.
Në këtë drejtim, Kardinal Simoni, si përfaqësues i të gjithë të krishterëve shqiptarë të shtypur dhe të përndjekur nga komunizmi nën Enver Hoxhën, pranon këtë çmim konceptualisht, cmimin unik, i cili në intervale të parregullta, por gjithmonë në ditën e festave katolike të Shën Thomas Morus (22 qershor), do t’u jepet burrave dhe grave të merituara.

Çmimi është një medalje argjendi me një diametër prej 9 cm, me Shën Thomas More në pjesën e përparme dhe tjetren pjese St George si një vrasës i dragoit.

Para dorëzimit të medaljes së Thomas Morus, Princi Lichtenshtajn gjithashtu lexon dokumentin e integruar, i cili në prezantimin e saj të hartuar në mënyrë të përpiktë, kujton Regesten mesjetar nga arkivat perandorake mbretërore. Përveç kësaj, Urdhri i St. Georgs dhuroi € 5.000, –

Së fundi, fituesi i çmimit, S.Em. Ernest Kardinali Simoni, mori fjalen, falenderoi dhe tregoi në një mënyrë të lëvizur të rrethanat fizike, si mendore-emocionale degraduese, nën të cilat ai kishte vuajtur gjatë shumë viteve. Gjithashtu nga forca dhe këmbëngulja që kishte marrë nëpërmjet lutjes, Eukaristise së përditshme dhe hirit të Perëndisë.

Me datën 22 në orën 12.00, Kardinali ishte i ftuar në një drekë solemne në ambasaden e Vatikanit në Vjenë, kju u mirëprit përzemërsisht nga Nunsi apostolik, S.E. Peter Zurbriggen, ndërsa në oren 18.00 Kardinal Simoni mbajti meshën në kapelen e ambasadës së Vatikanit.

Për çmimin „Thomas Morus“ mund të kualifikohen ata laureate , të cilët më kohën e rënies së përgjithshme morale, varfërimi intelektual dhe një politikë, e cila me premtime të papërgjegjshme dhe pa ndonjë orientim të ndërgjegjshëm moral, me struktura shoqërore në dëm të familjeve, të rinjeve, të moshuarve, të dobëteve dhe të margjinalizuareve, sherbejnë me nder në fushën e politikës, mjekësisë, shkencës, ekonomisë, drejtuesve dhe politikanëve që janë modele të besueshme të sjelljes morale, që kanë kurajo në fjalë dhe veprime, si dhe për vendime të drejta, të vazhdueshme dhe vetëmohuese.

Nga: Urdhrit të Vjetër të Shën Gjergjit, edhe Urdhri i Katër Perandorëve Romak

(përktheu Palush Domgjoni)

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Vuçiç: Qytetarëve serbë s’do t’u fshihet asgjë për Kosovën, mund të ketë referendum

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka siguruar serbët se kur bëhet fjalë...
Read More