Vjeshta në Korçë, pamje mbresëlënëse nga qyteti i serenatave

Parku i Korçës është shndërruar në një park model me standarde europiane. Me rehabilitimin e këtij parku, Bashkia e Korçës e ka shndërruar këtë pjesë të gjelbër të qytetit, në një hapësirë në funksion të qytetarëve.

 

Në këtë fotogaleri, parku i Korçës vjen nën pushtetin e vjeshtës, në një mbrëmje nëntori.
Parku “Rinia”në Korçë, me një shtrirje prej 100 mijë metrash katror, është i veçantë sa i përket shumëllojshmërisë së drurëve dhe bimësisë.

Është krijuar 60 vjet më parë për të qenë mushkëria e Korçës në veriperëndim të qytetit dhe frekuentohet nga dhjetëra qytetarë të moshave të ndryshme.

Në fundjavë ai është edhe më i populluar nga shëtitjet e familjarëve, turistëve dhe aktivitetet sportive të të rinjve.

Shkruar Nga
More from Revista User

Negociatat me Greqinë për kufirin detar, protesta në Fier

Një grup të rinjsh kanë protestuar sot para Prefekturës duke kërkuar transparencë...
Read More