Vjollca Hoxha humbet gjyqin, mbetet me 8% të aksioneve



Vjollca HoxhaGjykata e Faktit ka hedhur poshtë pretendimet e administratores të përkohshme në Top Channel, Vjollca Hoxha, paraditen e sotme duke i dhënë të drejtë aksionerëve të shumicës.

Albert Sino dhe Aurel Baci aktualisht zotërojnë 60% të aksioneve të kompanisë mediatike, Top Channel, ndërsa Vjollca Hoxha është pronare e vetëm 8% të aksioneve të kësaj kompanie mediatike.

Gjykata e Faktit sapo ka dhënë vendimin kundër Vjollca Hoxhës duke ju dhënë të drejtë pronarëve legjitim mbi pronësinë e Top Channel.

Çështja ka filluar në muajin janar pas largimit të administratorit Enkelejd Joti.

Pas largimit të këtij aksionerët e shumicës emëruan me konsensus Vjollca Hoxhën si administratore, e cila pasi mori firmat e shumicës i paditi duke kërkuar aksionet të cilët ata i kishin blerë nga themeluesi i kompanisë mediatike Top Channel, i ndjeri Artan Hoxha.

Ditën e sotme, Gjykata e Faktit ju ka dhënë të drejtë aksionerëve të shumicës, duke hedhur poshtë pretendimet e Vjollca Hoxhës./BoldNews

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Dështon grushti i shtetit, Erdogan premton hakmarrje

Ka dështuar një tentativë për grusht shteti në Turqi. Mendohet se të...
Read More