Vladimir Putin, spiuni i rekrutimit të gjermano-lindorëve!

vladimir_putin_in_kgb_uniform-670x10551485077189

Çfarë saktësisht ka bërë në jetën e tij para se të bëhej president i Rusisë, në Gjermaninë Lindore, Vladimir Putin?

Në vilën ngjyrë gri, në rrugën piktoreske të Angelikastrase nr.4 në Dresden, në kodrën mbi lumin Elba, ai kaloi pjesën e dytë të viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar, një i ri nga KGB-ja ishte njëri ndër spiunët e rekrutimit të gjermano-lindorëve.

Emri i tij është Vladimir Vladimirovich Putin. Ai ka lindur në Leningrad në vitin 1952, në një familje të klasës punëtore. Në vitin 1970 ai u regjistrua në studime për drejtësi në Universitetin e qytetit të tij dhe ishte rekrutuar nga KGB-ja pesë vjet pasi diplomoi në universitet.

Disa vite i kaloi si spiun në Leningrad, ndërsa në fillim të viteve të tetëdhjeta ai ishte ftuar në Moskë për të marrë pjesë në një institut elite për trajnim të inteligjencës, transmeton gazetametro.net.

Pas kësaj, u transferua në Gjermaninë Lindore, kur ishte 32 vjeç ai e gjeti veten në Dresden, në kohën kur ky shtet ishte në qendër të Kremlinit, për shkak të pranisë së rreth 400.000 trupave sovjetike, për shkak të raketave të mesme ishte stacionuar atje si dhe për shkak të ndarjes së Berlinit i cili ishte një fushëbetejë e spiunëve më të mirë të asaj kohe.

Në atë kohë, disa mijëra oficerë të KGB-s kishin dorëzuar disa raporte në selinë e vendosur në Karlhorstu që ndodhej jashtë Berlinit. Shërbimet sovjetike ishin përdorur edhe nga “Stasi” shërbim i sigurimit të Gjermanisë Lindore, transmeton gazetametro.net

Çfarë saktësisht ka punuar Vladimir Putin, është ende fshehtësi dhe do të mbetet kështu ndoshta përgjithmonë.

Putin ishte trajnuar në rekrutimin e perëndimorëve, të tillë që kanë punuar në “IBM” dhe “Siemens”. Përveç kësaj, ai ishte i interesuar në elektronikën ushtarake dhe në përgjithësi për gjithçka çka ka pasur të bëjë me NATO’n. Thuhet se ai kishte mbajtur kontakte të mira me Gorbacov’in.

Në fund të qëndrimit të tij në KGB ai u emëruar nënkolonel, me ç’rast dha dorëheqje në vitin 1991 gjatë një grusht shteti të dështuar kundër Gorbacov’it.

Kur muri i Berlinit u rrëzua, masa e qytetarëve u mblodhën në frontin e Dresden’it tek shtabi i KGB’së për të marrë dokumentet e kësaj agjencie, por Putin i shkatërroi ato në mënyrë që mos të bien në duar të armikut.

Në librin e tij ai e përshkruan këtë moment duke thënë se ishte duke i dërguar Moskës mesazhe të pafundme, ku kjo e fundit nuk i përgjigjej dhe ai thotë “Moska ishte e heshtur”.

Atëherë u zotua se Moska nuk do të jetë e heshtur dhe se ai do të jetë ai njeri që do të ndërrojë rrjedhën e historisë së këtij qyteti dhe shtetit të Rusisë.

sovjetski-savez-sssr-3-670x6761485077191 vladimir-putin-time-magazine-e14850758176351485077192

Shkruar Nga
More from Revista User

Kjo është femër si relaks

Ajo është një ndër biondet më joshëse në Instagram aktualisht. Carla Sonre...
Read More