Vlahutin paralajmëron politikanët: Kur të nisin negociatat, duhet të frikësoheni

Ambasadorja e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin ka paralajmëruar politikën shqiptare se i pret një punë e madhe nëse miratohet zyrtarisht hapja e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Gjatë diskutimit me deputetët shqiptarë për progres-raportin , Vlahutin theksoi se ndryshimet që do të ndodhin nëse nisin negociatat, do të bëjnë që shumë politikanë të tremben.

Vullnet jo vetëm me fjale apo retorike, por me veprime.

Në krah të Genc Pollos, ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin tha në komisionin e Integrimit se duhet vullnet politik për integrimin e vendit.

“…Të gjitha hapat e mëtejshme do të kërkojnë më tepër konsensus dhe do t’ju kërkoja jo vetëm konsensus me fjalë, por edhe kosnsensus në veprime dhe në punën e përbashkët drejt progresit. Ajo çka është më me rëndësi është vullneti politik, pa vullnet politik nuk ka mënyrë si vendi të përparojë…”

Në këtë kuadër, Vlahutin vlerësoi marrëveshjen e 17 majit mes Ramës dhe Bashës

“Marrëveshja e 17 majit është theksuar se mund të jetë model për disa nga vendet e rajonit…”, tha ajo. Negociatat me Greqinë gjithashtu janë vlerësuar nga ambasadorja si një zhvillim fantastik

Megjithatë, ajo nënnvizoi se duhet shumë punë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit si dhe evidentoi faktin se dënimi për zyrtarët e niveleve të larta është mjaft i pakët dhe se është e nevojshme që të kemi një progres serioz në këtë drejtim.

“Shqipëria ka arritur në atë fazë ku vende të tjera në proces kanë qenë në momentin që iu është dhënë rekomandim pozitiv për negociata.

Puna që vendit do t’i duhet të bëjë gjatë negociatave për anëtarësim, është diçka nga e cila duhet të jeni paksa të trembur, sepse do të jetë shumë e madhe. Do të jetë shumë invazive, kështu që duhet të bëheni gati edhe për këtë.

Këto quhen negociata, por në thelb nuk ka asgjë për t’u negociuar, kështu që unë më mirë do t’i quaja bisedime për anëtarësim. Do t’ju duhet të përafroni legjislacionin, por edhe sjelljen tuaj në standardet e Bashkimit Europian. Ajo që negociohet janë afate, që nënkupton koha që ju duhet”, u shpreh Vlahutin.

Sa i përket 5 prioteteve të BE-së për Shqipërinë, ambasadorja theksoi se ato do të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes edhe kur vendi të çelë negociatat për anëtarësim me Bashkimin Europian.

“Absolutisht mbeten si përparësi. Do të mbeten përparësi absolute gjatë negociatave, do të mbeten të tilla edhe pasi vendi të hyjë në BE. Rekomandimi pozitiv parashikon se shihet progres konstant”, tha Romana Vlahutin. 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Zjarret në Greqi: Letra prekëse e vogëlushes për xhaxhain

“Mos u mërzisni, mendoni për njerëzit që humbën të afërmit”. Kështu shkruan...
Read More