Vlerësimi për Kadarenë: New York Times rekomandon për lexim librin “Kamarja e turpit”

Vlerësimet e tyre janë me rëndësi shumë të madhe në botën e letrave.

Këtë javë, e përditshmja e njohur amerikane, New York Times sugjeron për lexim librin e Ismail Kadaresë, “Kamarja e turpit”.

Libri i Kadaresë është mes 9 librave që sugjeron NY Times për leximin e javës.

“Kamarja e Turpit” është përkthyer nga John Hodgson.

 

 

 

“Kërkimi për kokën e prerë të Ali Pashë Tepelenës shërben si një simbol i errët satirik në këtë roman shqiptar të botuar fillimisht në vitin 1978, një fabulë alegorike për autoritarizmin e shekullit të 20-të,” shkruan Jason Goodwin.

“Ndërsa ky roman vendoset në mënyrë të shkëlqyer, lakonike dhe me elemente të zymtë komikë, bëhet e qartë se shteti është, në mënyrën e vet, një kokë e frikshme. Një Meduzë, ndoshta, me aftësinë për të shkatërruar,” vijon më tej kritiku i NY Times.

Edhe revistat dhe gazetat më prestigjioze britanike i kanë kushtuar hapësira të konsiderueshme veprës së shkrimtarit shqiptar.

Parodia alegorike e Kadaresë nuk ka qenë kurrë kaq e mprehtë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Eleni Foureira: Çfarë më ka mbajtur larg muzikës shqiptare

Për pak sa nuk fitoi Eurovisionin, por të paktë ishin ata që...
Read More