Vlonjati lë detin, tenton të trafikojë drogën nga Muriqani

Një vlonjat duket se është përpjekur për të gjetur rrugë të reja trafikimi të drogës. Jo nga deti por nga toka. Nga Vlora në Shkodër.

Një 22 vjeçar me inicialet F.D nga Orikumi është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit,Shkodër, pasi në makinën në të cilën udhëtonte janë gjetur në cilësinë e provës materiale 1 kg kanabis sativa.

Arrestimi i tij është bërë 16 shtator pas informacioneve që policia kishte marrë në rrugë operative.

“Arrestimi i tij u bë pasi në mjetin tip BMW, ju gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kg, lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa” informon policia e Lezhes.

Materialet proçeduriale do ti kalojnë në Prokurorinë Për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a/22 i Kodit Penal.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ngjarjet kriminale në Vlorë, ministri i Brendshëm paralajmëron ndryshime në polici

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj paralajmëroi se do të ketë ndryshime në...
Read More