Vlora gati për festimet e Pavarësisë

1925416

Në këtë 104 vjetor të pavarësisë së Shqipërisë, qyteti i Vlorës, aty ku dhe u ngrit flamuri dhe u shpall Shqipëria e pavarur do të jetë dhe qendra e festimeve.

Ceremonia e ngritjes së flamurit do të nisë në orën 10:00 të mëngjesit të sotëm ku do të marrë pjesë kreu i shtetit Bujar Nishani, Ministrja e Mbrojtjes Kodheli dhe një sërë autoritetesh të tjera vendore.

Më pas do të vijojë me koncertet festive në sheshet e qytetit për të kulmuar me atë në orën 11:00 të mbrëmjes në sheshin që mban dhe emrin “Pavarësia” në zonën e Skelës.

Festime do të ketë dhe ditën e nesërme për festën e Çlirimit.

Mësohet se gadishmëria nga Bashkia e Vlorës dhe policia e këtij qyteti është maksimale për të pasur mbarëvajtje të aktiviteteve.

Kanë kërkuar dhe përforcime nga FNSH për të pasur një kontroll të plotë të territorit dhe për të shmangur çdo lloj incidenti.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ngjyrat për banesë

Nëse planifikoni vetë radhitjen e ngjyrave dhe gjësendeve, gjithsesi në banesën tuaj...
Read More