Vlorë/ Arrestohen 4 zyrtarë, sekuestrohen 339 bimë narkotike

kanabis-7

Në zonën e Lapardhasë, Selenicë dhe Kote 4 zyrtarë janë arrestuar për shkak se nuk kanë raportuar drogën e mbjellë me rreth 339 bimë narkotike dhe 37 kg e 700 gr kanabis në këto zona.

Policia e qytetit bregdetar njofton se janë proceduar penalisht 4 persona e ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Janë proceduar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”:

F.H., 63 vjeç, me detyrë Kryetar i Njësisë Administrative Kotë

A.C., 53 vjeç me detyrë Kryeplak i fshatit Lapardha

M.H., 52 vjeç me detyrë Inspektor i Pyjeve në Njësinë Administrative Kotë

B.D., 51 vjeç me detyrë Përgjegjës i Inspektorëve të Pyjeve në Bashkinë Selenicë

Ndërsa janë shpallur në kërkim :

A.I., 26 vjeç, banues në Vlorë

B.A., 30 vjeç, banues në Kaninë

Droga ishte mbjellë në tokë publike të pyllëzuar pranë vendit të quajtur “Hija e madhe”, me gjatësi 20 cm deri në 100 cm, e ndarë në 9 parcelave të mbjella me 339 rrënjë bimë.

Ndërkohë, pak metra më tutje, në aksin rrugor Kotë-Drashovicë, Policia e Vlorës ka bllokuar një automjet të dyshimtë me 37 kilogramë e 700 gramë i cili u braktis nga drejtuesi i tij.

Shkruar Nga
More from Revista User

Parashikimi i motit sot

Kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme do të dominojnë kushtet e...
Read More