Vlorë/ Arrestohet 57-vjeçari i shpallur në kërkim për një plagosje në 2011

pranga1

Policia e Vlorës ka arrestuar një 57-vjeçar, i dënuar për plagosje të rëndë me dashje. Vasillaq Zaho, i dënuar më parë për vjedhje, u arrestua në banesën e tij gjatë finalizimit të operacionit policor “Divizioni”.

“Më datë 22.05.2017, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda Vlorë, në kuadër të një hetimi disa ditor në ndjekie të këtij shtetasi, kanë bërë të mundur kapjen e tij në banesë, si autorin e ngjarjes së ndodhur në Shtator të vitit 2011”.

Zaho akuzohet për plagosjen e shtetasit Th.D në vitin 2011.

“Më datë 04.09.2011, në fshatin Dhërmi, shtetasi Vasillaq Zaho, ka plagosur rëndë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasin Th.D”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendim nr.433, datë 04.10.2012, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite e 6 muaj burg për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Shqipëria e rrezikuar nga gripi i shpendëve

Ministria e Bujqësisë jep alarmin duke deklaruar se Shqipëria është e rrezikuar...
Read More