Vlorë, e sëmura mendore djeg kanabisin në oborrin e banesës

Një sasi prej 9 kg lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Vlorës. Kontrollet janë zhvilluar në fshatin Drithas, kryesisht në lagjen “Mëhallë” ku është konstatuar paraprakisht djegia e një sasie kanabisi.

Efektivët kanë konstatuar në oborrin e shtëpisë së shtetases P.M., 52 vjeçe, banuese në Drithas, një sasi lënde narkotike Cannabis Sattiva duke u djegur.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj i janë gjendur edhe dy thasë plastik të mbushur me lëndë narkotike Cannabis Sattiva në gjendje të tharë, me peshë totale 4 kg e 720 gram.

Ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj saj për veprën penale ”Prodhim dhe shitja e narkotikëve” , parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

U morë kjo masë ndaj shtetases P.M., pasi me gjendje shëndetësore rezulton e sëmurë me probleme mendore.

Gjithashtu nga kontrollet e ushtruara edhe në fshatin Velçë,Vlorë, në vendin e quajtur ”Presaran”, në një distancë 70 m nga banesa e një të moshuari është gjendur dhe sekuestruar një thes i mbushur me lëndë narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale 4 kg e 400 gram.

Polica po vazhdon hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorit, posedues të lëndës narkotike.

Shkruar Nga
More from Revista User

Hakerët e Koresë Veriore dyshohen për sulme kibernetike

Korea a Veriut dyshohet se po i intensifikon sulmet kibernetike, duke vjedhur...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.