Vlorë: Zbulohen 20 parcela me hashash nga helikopteri i policisë



Rreth 20 parcela me hashash janë evidentuar nga policia e Vlorës në fshatrat e zonës së lumit të Vlorës.

Policia e qytetit bregdetar ka konstatuar parcelat pas patrullimit me helikopter në fshatrat e thellë të Lapardhasë, Kuçit, Gjormit dhe Treblovës.

Aktualisht, sipas të dhënave të para, forcat policore janë duke punuar në terren për gjetjen e tyre dhe asgjësimin.

Hetimet vijojnë për zbulimin edhe të personave përgjegjës.

loading...
Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Veliaj dhe dekoratat globale

Nga Gentian Kaprata – Memo Sovranit  Një shkrim i autores Laura Laker...
Read More