Vlorë, zbulohet drogë e groposur sërish në të njejtin vend

Policia e Vlorës ka zbuluar drogë sërish në të njejtin vend në fshatin Drithas dhe ka vënë në pranga një 29-vjeçar.

Policia njoftoi se dje, në vijim të operacionit masiv antidrogë në Drithas sekuestroi 40 kilogramë lëndë narkotike në banesën e shtetasit Fatjon Lamçaj, në fshatin Drithas.

Lënda narkotike u gjet e groposur në bahçen e kësaj banese, e hermetikuar në dy bidona plastikë, brenda të cilëve ishte fshehur një sasi prej 40 kilogramë lëndë narkotikë e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Menjëherë, policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të pronarit të kësaj prone, shtetasin Fatjon Lamçaj, 29 vjeç, banues në fshatin Drithas.

Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kjo mund të jetë shenjë që partneri po ju tradhton

Ekspertja e gjuhës së trupit, Patti Wood, zbulon se si nëse një...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.