Vodhi televizorin dhe magnetofonin në banesën e të moshuarit, pranga të riut në Peqin

Një 18-vjeçar në Peqin është arrestuar pasi akuzohet për vjedhje. Sipas policisë, i riu B.SH, u ndalua bë pasi në Lagjen “Xhami” gjatë natës dyshohet të ketë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit S.P., 95 vjeç dhe dyshohet të ketë marrë një televizor dhe një magnetofon.

Gjatë kontrollit të banesë u gjetën sendet e vjedhura dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Kjo nuk është hera e parë që 18-vjeçari ka kryer vjedhje pasi edhe më datë 06.04.2017 në fshatin Bishqem ky shtetas dyshohet të ketë vjedhur lokalin Lloto – Sporti në pronësi të shtetasit SH.K.

Njoftimi i policisë

Peqin. Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Peqin, bënë ndalimin e shtetasit:

B.SH., 18 vjeç banues në Peqin

Ndalimi i tij, u bë pasi në Lagjen “Xhami” gjatë natës dyshohet të ketë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit S.P., 95 vjeç dhe dyshohet të ketë marrë një televizor dhe një magnetofon.

Gjatë kontrollit të banesë u gjetën sendet e vjedhura dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu më datë 06.04.2017 në fshatin Bishqem ky shtetas dyshohet të ketë vjedhur lokalin Lloto – Sporti në pronësi të shtetasit SH.K

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Shkruar Nga
More from Revista User

Pjata e preferuar e çdo shenje horoskopi

Pavarësisht ushqimeve që hamë përditë, të gjithë kemi pjatën tonë të preferuar!...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *