Vogëlushi 5-vjeçar shqiptar me inteligjencë të njëjtë me Ajnshtain, pranohet në organizatën botërore të gjenive

Vogëlushi i vogël shqiptar është pranuar në shoqatën botërore të gjenive “Mensa Internacional” . Inteligjenca e tij është e të njëjtit spektër me atë të fizikantit Albert Ajnshtain! Quhet Dionis Senjo, është vetëm 5 vjeç dhe është djali i një çifti onkologësh nga Tirana.

Dionisi, pasi na habiti me aftësitë e tij në astronomi, matematikë, gjeografi, kimi, anatomi, biologji, gjuhë të huaja etj… i është nënshtruar testit të inteligjencës dhe rezultoi mbi percentilin 99.9, pra më i rrallë se 0.1% i popullsisë duke u pranuar në shoqatën botërore të gjenive dhe duke u bërë kështu shqiptari i parë që pranohet në këtë organizatë. Testi është zhvilluar në praninë e një psikologu.

Fillimisht prindërit nuk e vunë re inteligjencën e tij duke menduar se “të gjithë fëmijët në ditët e sotme të tillë janë” por kur të tjerët nisën të befasoheshin prej tij, atëherë e kuptuan se fëmija i tyre ishte vërtet ndryshe.

Dionisi i vogël tani bën shumëzime me shumë shifra, ushtrimet e olimpiadës të matematikës së klasave 1 – 2 fillore i zgjidhte që 4 vjeç , ndërsa para pak kohesh ka shkruar një libër për sistemin diellor të cilin kërkon ta publikojë së shpejti. 5-vjeçari gjeni ka shumë dëshirë të shkruajë libra e t’i publikojë ato edhe në Amerikë.

Por si nisi gjithçka?

Ai ishte vetëm 1 vjeç kur mësoi shkronjat dhe numrat në shqip dhe në anglisht. Pa kaluar ende disa muaj ai mësoi të lexojë rrjedhshëm në të dyja gjuhët, shqip dhe anglisht gjithashtu. Kur mbushi 2 vjeç, prindërit e Dionisit zbuluan se i biri kishte mësuar gjysmën e alfabetit rus edhe në formën e shkruar.

Prindërit u përpoqën ta ndalonin duke menduar se kjo nuk do të ishte e domosdoshme për të ardhmen e tij dhe e orientuan atë drejt alfabetit grek të cilin ai e mësoi në një pasdite të vetme, si në shkrim ashtu edhe në lexim.

Pa u mbushur një javë, ai mësoi të numëronte në greqisht deri në bilion. Në të njëjtën kohë ishte në gjendje të thoshte alfabetin anglez nga fillimi në fund dhe anasjelltas me të njëjtën shpejtësi e duke shkruar gjithçka që prindërit i diktonin.

Dionisi gjeni, di gjithashtu të shpjegojë të gjitha format gjeometrike i ndihmuar nga gjuha greke. Kur ishte 3 vjeç, ai nisi të lexonte me shpejtësi numra shumë shifrorë, deri në 40 shifra, në shqip dhe në anglisht.

Në po të njëjtën moshë, ai mësoi të gjitha planetet e sistemin diellor, yjet, galaktikat, gjeografinë e botës, flamujt e shteteve, lumenjtë, liqenet, malet dhe të gjithë elementët periodikë, anatominë e njeriut, e të gjitha llojet e dinosaurëve.

Lexon libra, kryesisht enciklopedi, pa u nxitur nga askush. Dionisi ka lexuar rreth 700 libra deri tani, 200 prej të cilave, enciklopedi angleze.

Prej tre vitesh, gjeniu 5 vjeçar mund të bëjë veprime matematikore me mbledhje, zbritje e madje edhe me numra negativë. Prindërit e kanë ndaluar të mësojë shumëzimin por siç thonë, ai i llogarit vetë sipas metodës së tij.

Shkruar Nga
More from Revista User

Saarlandi, testi i parë për Merkel gjashtë muaj nga zgjedhjet legjislative

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe partia e saj konservatore përballen sot me...
Read More

11 Comments

  • Hey there! This post could not be written any better! Reading through this post reminds me of my old room mate! He always kept talking about this. I will forward this page to him. Fairly certain he will have a good read. Many thanks for sharing!

  • There are fantastic upgrades on the structure of this page, I truly enjoy this! My website is relating to free films and presently there are lots of stuff to be done, I’m still a rookie in web development. Cheers!

  • You’re absolutely correct and I agree with you. If you want, we can as well chat about my wealth generators, a thing which intrigues me. Your website is certainly impressive, regards!

  • I’ve been exploring for a bit for any high quality articles or blog posts on this sort of area . Exploring in Yahoo I at last stumbled upon this website. Reading this information So i am happy to convey that I’ve an incredibly good uncanny feeling I discovered exactly what I needed. I most certainly will make certain to do not forget this site and give it a glance regularly.

  • My spouse and I unquestionably love your website and find the majority of your blog posts to be what precisely I am searching for. Would you offer other people to create content for you? I wouldn’t mind producing a story regarding jailbreak iphone or perhaps on most of the things you are writing about on this website. Again, awesome site!

  • I just came right here from some other web page about forex auto trading robot and imagined I should look into this. I like what I see therefore now I”m following you. Looking towards going over your site again.

  • You’re entirely right! I really liked looking through this and I will come back for more as quickly as possible. My own site is on the subject of ecojobs, you could take a look if you are still interested in that.

Leave a Reply

Your email address will not be published.