Vokshi në kongresin e grave të PPE: Rama, presion medias për të mbuluar skandalet e drogës

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Medias informoi Forumin e Gruas së Partitë Popullore Europiane rreth përkeqësimit të Lirisë së Medias në Shqipëri, sipas saj, një taktikë e Kryeministrit për të penguar publikimin e lidhjeve të Qeverisë së tij me organizatat kriminale.

“Kryeministri i Shqipërisë po shantazhon dhe kërcënon gazetarët për të mbuluar skandalet me trafikun e drogës dhe aferat korruptive, të ministrave të rëndësishëm të Qeverisë së Tiranës”- tha Vokshi në takimin e Berlinit, ku Forumi i Grave të PPE i kërkoi Komisionit Europian të mbështesë lirinë dhe pavarësine e medias.

Zonja Vokshi theksoi se përgjimet e Anti-mafias italiane, ku implikohet ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe fushata elektorale e PS, faktojnë blerjen e rezultatit zgjedhor në qershor 2017. Përgjimet e anti-mafias italiane, tha zonja Vokshi në fjalën e saj, vërtetuan denoncimet disa vjeçare të PD si dhe raportet e OSBE-ODIHR për blerje vote, kërcënime dhe trembje të votuesve nga anëtarë të organizatave kriminale.
Për të kontrolluar publikimet e skandaleve qeveritare, Kryeministri po bën çdo përpjekje për të intimiduar lirinë e gazetarëve dhe lirinë e shprehjes – tha Vokshi.

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Albana Vokshi, kërkoi nga Forumi i Gruas së PPE të reagojë ndaj përkeqësimit të lirisë së medias. Në këtë takim, përvec Kryetares Doris Pack, ishte edhe Dunja Mijatovic, eksperte për të Drejtat e Njeriut dhe Lirinë e Medias, e cila ka mbajtur deri ne 2016-ën postin e Shefes së OSBE për Lirinë e Medias.

Shkruar Nga
More from Revista User

A dëmtohet bateria nëse e karikon celularin gjithë natën?

Ndoshta keni dëgjuar se lënia e iPhone-it në karikim gjatë tërë natës...
Read More