Vota në OKB, qëndrim korrekt i diplomacisë shqiptare, nuk ndikon në marrëdhëniet me SHBA-të


Flet Tonin Gjuraj, Rektor i Universitetit Europian të Tiranës

Shqipëria u rendit ndër shtetet që votoi kundër rezolutës së Presidentit Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.

A do të ndikojë kjo votë në marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë? Nëse po, cilat do të ishin pasojat? Është një votë kundër Trump në bllok, apo kundër politikave të SHBA-së?

Ka qenë një qëndrim korrekt i diplomacisë shqiptare.

Vota pro është në të njëjtën linjë me BE dhe në këtë kuptim ne i jemi përmbajtur në mënyrë koherente disa rezolutave, disa konsensuseve ndërkombëtare, që sa i takon statusit të Jeruzalemit janë rreth 70-vjeçare.

Vota pro është më e qartë, është një qëndrim më korrekt, pasi vende si Bosnja apo Kroacia nuk janë udhërrëfyese në politikën e jashtme të BE-së.

Fakti që Shqipëria votoi pro rezolutës, ka një përputhje të qëndrimit të Bashkimit Europian dhe Turqisë, por Shqipëria nuk e mbështet rezolutën për shkak të Turqisë.

Shqipëria mbështet rezolutën pasi ka pasur një konsensus ndërkombëtar.

Pas marrëveshjes së stabilizim-asocimit në vitin 2006, Shqipëria ka mbajtur qëndrim të ngjashëm si kjo, në të njëjtën linjë me BE-në.

Natyrisht është moment delikat. Shqipëria është më shumë se ‘sanduiç’. Shqipëria është venë mes SHBA dhe BE dhe disa vendeve të Ballkanit.

Përtej qëndrimeve të Rumanisë, Bosnjës, Kroacisë etj., nuk janë vende influente.

Në këtë kuptim, ne kemi qenë në të njëjtën linjë me vendet kryesore të BE-së. Është një qëndrim koherent me rezolutat e kaluara.

Konflikti Izraelito-Palestinez nuk do e zgjidhë sikur të ndodhë e kundërta, përbën thelbin e konfliktit të Lindjes së Mesme nuk e zgjidh vendosja në mënyrë uniterale e statusit të Jeruzalemit.

Për të zgjidhur konfliktin duhet të zgjidhen tri çështje:

Çështja e përcaktimit të kufijve të shtetit të ardhshëm palestinez, ku hyn edhe Jeruzalemi Lindor dhe kjo është diskutuar edhe në vitin 2000, më pas në Taba në 2001 dhe në Anapolis në 2007. Çështja e Jeruzalemit Lindor ka qenë për përcaktimin e territorit.

Çështja më sensitive e refugjatëve dhe statusi i Jeruzalamit dhe posaçërisht i qytetit të vjetër brenda Jeruzalemit. I gjendur në këtë sanduiç, këtë herë unë gjykoj që janë tri opsione;

Përcaktimi i statusit në këtë moment i rrit shanset për arritjen e paqes, i zvogëlon ato, ose ruan të njëjtën status quo? Sipas meje, vendimi i Trump e vështirëson zgjidhjen e çështjes.

Fakti që shumica dërmuese e vendeve të cilat votuan pro rezolutës tregon angazhimin e tyre për vijimin e bisedimeve për paqe dhe jo e kundërta.

Politika e jashtme e Trump ka një qasje të re, këshilltarët nuk i ka zakonisht diplomat të karrierës, por niset nga fakti se meqë nuk ka pasur avancim të procesit të paqes, ka guxuar të avancojë në këtë çështje, sipas tij mund të nxiste palët për të vijuar bisedimet.

Ndërkohë kemi edhe lëvizje të tjera pas deklaratës së Trump që Jeruzalemi të njihet si kryeqyteti i Izraelit.

Turqia së pari, synon që nëpërmjet këtij rasti të rrisë influencën në këtë rajon.

Ndërkohë për të gjithë skeptikët dua të kujtoj se pati një koincidencë qëndrimesh të njëjta mes Turqisë, disa vendeve kryesore të BE-së dhe Shqipërisë.

Në diplomaci njihet postulati: “Pasoja të paqëllimshme të një veprimi të qëllimshëm…”.

Qëllimi ynë i qartë është që të jemi në të njëjtën linjë me BE, por si pasojë shkon edhe me linjën e Turqisë dhe Egjiptit.

Me votën kundër Shqipëria u rendit në bllokun e vendeve të BE-së, por në aspektin strategjik a ndodhemi në një “sanduiç” mes BE dhe SHBA? Nga duhet të orientohet dhe pozicionohet vendi ynë?

Projekti i paqes për konfliktin izralito-palestinez është projekt amerikan.

Ne kemi qenë në të njëjtën linjë në të kaluarën dhe unë besoj se “PO”-ja e Shqipërisë do të kuptohet shumë mirë nga SHBA-të.

Kemi qenë në të njëjtën linjë me SHBA. Ne do jemi drejt BE dhe aleanca strategjike do të vijojë.

Këtu i takon diplomacisë sonë, ministrit të Jashtëm në konsultë me Presidentin si kryetar i shteti, për t’i shpjeguar aleatit strategjik SHBA-së, që për interesin aktual i Shqipërisë gjykuam që këtu të jemi në të njëjtën linjë me BE-në.

Besoj që SHBA është e interesuar që Shqipëria të integrohet në BE.

Duke e kuptuar këtë pozicion të Shqipërisë dhe fuqisë reale në rajon, besoj se SHBA do ketë mirëkuptim.

Kjo varet edhe nga zhvillimet e ngjarjeve për një periudhë tjetër.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Meta për Evropën e Lirë: Jo pasaporta për kosovarët, ndërkombëtarët të përfshihen te ‘Kumanova’

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë një intervistë gjatë vizitës në...
Read More