Votimi i ligjit për gjuhën shqipe/ Presidenti Meta: Akt i rëndësishëm historik jo vetëm për shqiptarët…

 

Presidenti Ilir Meta përshëndeti vendosmërinë për miratimin e ligjit të përdorimit të gjuhës shqipe nga Parlamenti i Maqedonisë. Kreu i Shtetit e cilësoi miratimin si një akt i rëndësishëm historik e me rëndësi madhore, jo vetëm për shqiptarët por edhe për të ardhmen europiane të Maqedonisë.

Parlamenti maqedonas votoi për herë të dytë miratimin e ligjit pasi më parë Presidenti maqedonas nuk e dekretoi.

Miratimi i ligjit u bë me vota pro, në një atmosferë të tensionuar. Miratimi i këtij ligji është bërë pa përfillur 35 mijë amendamente të propozuara nga partia opozitare, VMRO-DPMNE.

Për këtë arsye deputeti dhe ish-kryeministri i Maqedonisë, Nukolla Gruevski , ka tentuar të pengoj votimin, duke thënë se po votohet në mënyrë jo ligjore.

Por, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi nuk pranoi që të ndërpritet seanca.

Gruevksi ka provuar që të pengojë votimin, madje duke ndërhyrë edhe tek vendi ku rrinte ulur kryetari Xhaferi, të cilin e ka lagur edhe me një gotë ujë, çka e ka detyruar sigurimin të ndërhyjë për të mos precipituar situata.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Prapaskenat, Bashkim Dedja përçan vetingun, relatorja: Të shkarkohet

  Njerëzit e Vetingut nuk kanë qenë i të njëjtit mendim që,...
Read More