“Vrasësi i grave”, sot vrau gruan e dytë dhe pranë trupit të saj piu raki…

kover-shtepia-933x445

74-vjeçari Beqir Xhilaj vrau mizorisht bashkëshortes e tij, 47-vjeçaren Lumturie Xhilaj, e ku pas aktit të rëndë është ulur dhe ka konsumuar pije alkoolike.

Policia ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Guci e Re të Shkodrës në orën 00:05 minuta të së hënës, ku pasi fqinjët dëgjuan të shtënat me armë lajmëruan policinë. Pasi oficerët mbërritën në banesë, gjetën viktimën të ulur në kolltuk.

74 vjeçari qëndronte përballë saj, duke pirë raki i qetë dhe pa asnjë shenjë tronditjeje. Xhilaj fillimisht i tha policisë se gruaja kishte vrarë veten, por pasi deklaratat e tij kanë qenë kontradiktore dhe në fund ai e ka pranuar krimin.

Dyshimet e para janë se shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë një debat mes çiftit, ndërsa 74-vjeçari dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit.

Në vitet ’90, Xhilaj vrau bashkëshorten e tij të dytë, vepër për të cilën vuajti dënimin me 15 vite burg. Pas daljes nga burgu Xhilaj ishte martuar sërish dhe ishte ndarë, për tu martuar më pas me 47-vjeçaren të cilës këtë të hënë i mori jetën.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e mërkurë 3 janar 2018

Dashi Merkuri do iu ndihmoje te largoni rutinën nga jeta juaj ne...
Read More