Vrasja 33-vjeçare që po mundon Francën

gregory-villemin-portrait1497764380

Thuajse 33 vjet më parë, vrasja e një djali 4-vjeçar tronditi francezët dhe tashmë sërish mbërthen vëmendjen e transalpinëve dhe faqet e para të shtypit.

Gregory Villemin u gjet i mbytur me duar dhe këmbë të lidhura në lumin Volonge në lindje të Francës më 4 tetor 1984 dhe deri më sot, vrasja e tij është ende mister. Por autoritetet franceze duket se janë pranë zgjidhjes së saj pas më shumë se tre dekadash.

Të mërkurën policia arrestoi vëllain e gjyshit të viktimës dhe bashkëshorten e tij, pikërisht Marcel dhe Jacqueline Jacob, të cilët janë akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e vogëlushit. Megjithëse 70-vjeçarët pretendojnë se janë të pafajshëm, gjykatësi në qytetin Dijon vendosi masën e arrestit me burg ndaj tyre.

Prokurorët francezë thanë se riekzaminimi i letrave kërcënuese që i ishin dërguar familjes së Gregorit në atë kohë nxorri në dritë ngjashmëri me shkrimin e çiftit të të moshuarve dhe kjo solli arrestimin e tyre.

E gjithë Franca pret me kërshëri të rejat që do të sjellë ky zhvillim i ri në cështjen e Gregorit të Vogël, një sagë xhelozish, rivaliteti dhe krimi brenda familjes. Pas vrasjes së 4-vjeçarit Gregori u arrestua dhe u dënua për krimin i afërmi i tij Bernard Laroche, i cili më pas u lirua për gabime procedurale.

Laroche u vra nga babai i Gregorit, Jean Mari Villemin sapo doli nga burgu. Vetë nëna e Gregorit, Christine Villemin u hetua për vrasjen, por çështja u mbyll në vitin 1993 për mungesë provash.

Hetimet u rihapën sërish në vitet 2000 dhe 2008, por sërish pa sukses.

Shkruar Nga
More from Revista User

Pas Las Vegasit rishfaqet debati mbi armëmbajtjen

Një javë pas masakrës më të rëndë me armë zjarri në historinë...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.