Vrasja e 28 vjeçarit, avokati: Suedia e dëboi, nuk e besoi se…

Maravgi Staifo, avokati i 28-vjeçarit Mario Majollari i cili u ekzekutua me tre plumba në zonën e Kinostudios 10 prill, është shprehur se refuzimi i azilit për Majollarit, erdhi pasi shteti Suedez nuk besoi në dëshminë e tij.

”Autoritetet nuk e besuan motivet për të cilat ai kërkonte mbrojtje, dhe i refuzuan azilin. Nuk ka ndonjë dokument nga policia shqiptare që siguronte mbrojtjen e tij. Morën vendimin që autoritetet në Shqipëri, nuk kishin probleme e mungesa, dhe se nuk kishte aplikuar për mbrojtje. Dhe se ai nuk kishte bërë çdo lloj përpjekje për të marrë mbrojtje në vendin e tij. Autoritetet në Suedi nuk do të bëjnë gjë, por mediat këtu kanë shkruar për këtë rast, por shpresoj që bordi i migrimit dhe gjykatat t’i shohin me sy tjetër këto çështje”,-tha Staifo për ”News 24”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Presidenti kinez u drejtohet ushtarëve: Të jeni gati për luftë dhe mos iu frikësoni vdekjes

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, u është drejtuar forcave të armatosura kineze...
Read More