Vrasja e Artan Cukut, pezullohet gjyqi për porositësin…

Pezullohet për një vit gjyqi për Bledar Jambellin, i akuzuar si porositësi i vrasjes së komisar Artan Cukut. Bledar Jambelli gjykohet në mungesë, ndërsa pezullimi i gjyqit është bërë me qëllim njoftimin e të pandehurit, raporton News24.

Për vrasjen e Artan Cukut, vuan dënimin ekzekutori Mikel Shallari. Edhe seanca e parë e caktuar më 11 shtator ndaj dy të akuzuarve Kristian Leci dhe Bledar Jambellit u shty për shkak të mungesës së tyre. Të dy janë në kërkim nga policia.

Jambelli akuzohet si urdhërues i vrasjes së Artan Cukut, ndërsa Leci si ndërmjetës. Ky i fundit është kushëri me ekzekutuesin real, Mikel Shallari.

Në seancën e 11 shtatorit Gjykata urdhëroi policinë e Beratit dhe Fierit të bëjnë kërkime dhe të njoftojnë të pandehurit. Ata nuk kanë kthyer përgjigje dhe Gjykata vendosi që të njoftojë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të marrë informacione se çfarë po bëhet me kërkimet për këta të dy.

Në momentin që kërkimet nuk japin rezultat, gjykata vazhdon të procedojë. Të dy janë në kërkim, ndërsa Mikel Shallari është dënuar me 10 vite për vrasjen, pasi mban statusin e bashkëpunëtorit të policisë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Almeda Abazi dhe bashkëshorti Tolgahan Sayisman kanë për Tiranën një dhuratë të veçantë

Almeda Abazi, ish Miss Shqipëria, e cila jeton në Stamboll, prej disa...
Read More