Vrasja e Artan Cukut/ Policia ka informata të rendësishme, por jo të dhëna të sakta

artan-cuku

Kur ka kaluar rreth një muaj nga vrasja e ish drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cukut, ngjarja ende nuk ka një autor. Një person që shfaqet në disa video pak minuta pasi të qëllojë ndaj ish-drejtorit të Policisë Vlorë, mbrëmjen e 8 prillit, ende nuk është identifikuar nga Policia. Disa informata të dhëna nga qytetarët nuk kanë çuar në zbulimin e personit që qëlloi ndaj Artan Cukut katër herë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Burime për mediat, nga grupi hetimor bëjnë me dije se kanë marrë disa informata të rëndësishme për personin që shfaqet në video, por ende nuk kanë të dhëna të sakta që mund të çojnë në zbulimin e tij.

Të gjitha pistat e hetimit janë ezauruar deri më tani dhe nuk është zbuluar ndonjë e dhënë që mund të çojë në zbulimin e autorëve. Grupi hetimor ka shqyrtuar të gjitha dosjet që ka hetuar Artan Cuku në kohën që ka qenë drejtues në Polici, po ashtu edhe nga konflikti që Cuku ka patur me një familje në Shkodër ka rezultuar se nuk kanë lidhje me ngjarjen.

Pista e fundit ajo e konflikteve për kromin në Bulqizë, për shkak se Cuku punonte në një kompani të sigurisë private që ruante minierën, gjithashtu nuk ka ndihmuar hetuesit gjë që rrezikon që ngjarja të ngelet e pazbardhur, pavarisht se ndodhi në një nga zonat më të populluara në kryeqytet. Dyshohet se personi që shohim në video është larguar nga Shqipëria menjëherë pas vrasjes, duke u ndihmuar edhe nga persona të tjerë, ku njëri prej tyre ka marrë armët, ndërkohë që tjetri ka larguar autorin nga zona e Sheshit “Ëilson”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ilaçe dhe naftë kontrabandë, arrestohen farmacisti dhe gomisti

Një sasi e konsiderueshme nafte dhe medikamentesh kontrabandë janë sekuestruar nga policia...
Read More