Vrasja e Dalipajt, asnjë i dyshuar rrezikon të mbetet pa autor

ervin-dalipaj-1

Kur kanë kaluar më shumë se 20 ditë nga vrasja e ish- shefit të antikrimit ekonomik Ervin Dalipaj e mikut të tij Juxhin Dauti, ngjarja rrezikon të mbetet pa autor.

Grupi hetimor nuk ka gjetur asnjë provë që mund të lidhë persona të caktuar, me ngjarjen e rëndë që ndodhi mesditën e 25 prillit te mbikalimi i Sukthit në Durrës. Të pyetur nga Report TV, Policia thotë se hetimet nuk kanë përparuar ashtu siç parashikohej.

Kjo për faktin se grupi hetimor nuk ka pamje të qartë të momentit të atentatit, por nuk ka filmime të pastra edhe gjatë kohës që Dalipaj e Dautaj po lëviznin në zonë. Policia nuk ka arritur të identifikojë një makinë tip “Fuoristradë” ngjyrë të zezë, nga e cila kanë qëlluar autorët, ndërkohë që as dëshmitarët në zonë, nuk i kanë parë personat që kanë qëlluar.

Pavarësisht se janë shoqëruar më shumë se 20 persona me precedent të mëparshëm penal të zonës së Sukthit e Shijakut, të gjithë kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen, apo kanë dijeni për personat që mund të kenë kryer atentatin.

E vetmja dëshmi që nuk është marrë ende, është e Ermal Hoxhës, person i cili drejton firmën që i ka dhënë me qera makinën tip “Audi” Juxhin Dautit.

Por edhe kjo dëshmi nuk pritet të zbardh detaje për ngjarjen dhe vrasja e Juxhin Dautit e Ervin Dalipajt mund të ngelet e pazbardhur.

Pistat që po hetojnë grupi hetimor kanë të bëjnë me hakmarrjen. Juxhin Dauti është akuzuar për një vrasje në Vlorë, ndërkohë që Ervin Dalipaj dyshohet se ka qenë personi që ideoi rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut.

Por këto pista nuk kanë çuar në zbardhjen e ngjarjes. Ndaj Dalipajt e Dautit u qëllua në momentit që ata po lëviznin me makinën dhe plumbat e kallashnikovit u shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Shkruar Nga
More from Revista User

Macron, Putin do të flasin për Sirinë, Ukrainën…

Kremlini tha se takimi midis presidentit të Rusisë dhe atij të Francës,...
Read More