Vrasja e dy shqiptarëve në Bazel, policia aksion për gjetjen e autorëve

vrasja-bazel-2-302318906-587x392

Vrasja e dy shqiptarëve dhe plagosja e një tjetri në një kafene të Bazelit, i ka tronditur banorët e qytetit të qetë zviceran.

Dy persona hynë në barin “Cafe 56” dhe qëlluan disa herë përpara se të largoheshin me shpejtësi prej andej. Agresorët janë ende në arrati, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë. Njerëzit në zonë i shqetëson sa episodi i dhunës, aq edhe fakti që të dyshuarit vazhdojnë të jenë të lirë.

“Jam thellësisht i tronditur. Dy vetë u vranë këtu në Bazel. Mendoj se kjo nuk është aspak një gjë e mirë për qytetin”, tha një qytetar.

Policia sqaroi se individët që ajo po kërkon janë të moshave 30 deri ne 40 vjeç, diku tek 1.75 metra te gjatë dhe me shumë gjasë, vijnë nga Europa Lindore.

Motivi i ekzekutimit vazhdon të mbetet një mister, por pista e terrorizmit është përjashtuar që në fillim. Lokali në të cilën ndodhi ngjarja, sipas gazetës “Basler Zeitung” ka qenë i njohur më parë për lidhjet më botën e drogës, por që kur iu ndërrua pronari, ai ishte kthyer në një bar mëse të zakonshëm.

Viktimat janë të moshave 28 dhe 39-vjeç, ndërsa 24-vjeçari i plagosur është në gjendje të rëndë. Shumë banorë lokalë besojnë se bëhet fjalë për hakmarrje, por nuk përjashtohen as motivet kombëtare sepse në “Cafe 56” kishte shpesh mbrëmje të organizuara me shqiptarë, ku nuk mungonte flamuri kombëtar apo ai me figurën Isa Boletinit dhe Ismail Qemailit.

Shkruar Nga
More from Revista User

12 ligjet e të qënit njeri, që janë të vërteta, duam apo s’duam ne

Qëllimi i këtij artikulli nuk është që të zhytet në evolucionin sociologjik...
Read More