Vrasja e ish-kryepolicit. Reagon Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim

policia-italiane-naten

Ekzekutimi i ish-drejtorit të policisë, Artan Cuku, ka tronditur vendin dhe prekur shumë njerëz, kolegë dhe ish-kolegë të tij.

Mesazhe të shumta kanë ardhur pas aktit vandal, ndërsa një reagim tepër prekës vjen dhe nga ish-kolegët e tij.

Ata kanë bërë një mesazh ngushëllimi për familjen e tij, ndërsa kërkojnë që të zbardhet ngjarja e rëndë.

Mesazhi i Shoqatës së Punonjësve të Policisë në Lirim-2013

Me dhimbje të thellë mësuam se kolegu ynë Artan Cuku, nuk është më midis nesh. Dora burracake e krimit i mori jetën babait të devotshëm, bashkëshortit të përkushtuar dhe një oficeri model të Policisë së Shtetit.

Artan Cuku, ka shërbyer për më shumë se 15 vite në Policinë e Shtetit, ku edhe ka mbajtur detyra shumë të rëndësishme si zv.drejtor i Drejtorisë së Qarkut Fier, zv.drejtor i Qarkut Tiranë dhe para largimit nga radhët e organizatës ishte drejtori i Policisë së Qarkut Vlorë.

Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim – 2013 kërkon nga autoritetet ligjzbatuese të marrin të gjitha masat për zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarje, që sipas të gjitha gjasave lidhet me detyrat e larta që kolegu Cuku ka patur deri në vitin 2013, në Policinë e Shtetit dhe luftën pa kompromis qe ai ka kryer ndaj krimit dhe elementëve kriminale.

Kjo ngjarje e dhimbshme dhe po aq e rëndë, është tregues i situatës dramatike në të cilën ndodhet rendi dhe siguria në vend, një gjendje që flet për një shtet të kapitulluar para krimit.

Paralelisht, ajo është një tjetër provë e shpërfilljes totale nga kjo qeveri, Ministria e Punëve të Brendshme dhe drejtuesve aktualë të Policisë, për ish-punonjësit e policisë, të cilët janë liruar nga detyra për motive cinike e të paligjshme dhe tashmë ndodhen të ekspozuar, pa asnjë mbrojtje ndaj elementëve kriminalë, të bërë palë me këtë pushtet të kalbur e të korruptuar deri në palcë.

Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim-2013 e përcjell me pikëllimin me te thellë këtë ngjarje dhe gjendet pranë familjes e të afërmve të oficerit, kolegut e mikut Artan Cuku.

Shkruar Nga
More from Revista User

Serbia i ofron shtetësi “Pikasos së Vogël”

Serbia i ka ofruar shtetësinë serbe, familjes së 10 vjeçarit afgan, Fahrad...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.