Vrasja e Kim Jong-nam/ Të dyshuarat u paguan 90$ për t’i bërë “një shaka”



kim-jong

Një grua indoneziane e arrestuar për vrasjen e gjysmë-vëllait të liderit të Koresë së Veriut tha të shtunën se ishte paguar 400 ringit malajzianë (rreth 90$) për t’i bërë atij një shaka. 25 vjeçarja Siti Aisyah, tha në polici se ishte paguar për të njollosur fytyrën e Kim Jong-nam me vaj bebeje, si pjesë e një shakaje për një “reality show”.

Testimet treguan se Kim u vra me helimin e rëndë toksik VX, i cili klasifikohet nga Kombet e Bashkuara si armë e shkatërrimit në masë. Kim vdiq javën e kaluar teksa dy vajza e ndaluan atë në zonën e check-in të aeroportit ndërkombëtar të Kuala Lumpur. Policia e Malajzisë tha se ka kryer kontrolle në të gjithë aeroportin për kimike toksike. Një grua vietnameze dhe një burrë koreano-verior gjithashtu janë arrestuar për sulmin dhe shtatë të dyshuar të tjerë po kërkohen nga policia. Kreu i policisë malajziane Khalid Abu Bakar ka thënë se prezenca e gazit nervor u zbulua në fytyrën dhe sytë e Kim jong Nam.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Familja mbretërore britanike kërkon 1,5 milion euro dëmshpërblim

Princi William dhe Kate Middleton kërkojnë 1,5 milion euro dëmshpërblim për shkak...
Read More