Vrasja e komisarit Artan Cuku, një rrëfim nga bashkëshortja e tij

“Bashkëshortja e Artan Cukut, Marjola, u shtang mbrëmjen e së shtunës së 8 prillit 2017, kur ai i tha të shkonte shpejt në shtëpi, ndërsa ishin bashkë me dy fëmijët në hyrjen e pallatit.

Me instinktin e policit me përvojë, ai e kuptoi se jeta e tij ishte në rrezik. Prandaj u përpoq jo vetëm të shpëtonte familjen, por edhe që të dashurit e tij të mo shikonin asgjë që mund t’i ndodhte.”

Vrasja e 100-të që gazetari Roland Qafoku ka zbardhur në librin e tij është ajo e komisarit Artan Cuku, shkruan sot Panorama. Mes shumë fakteve të krimit të zbardhur pjesërisht nga Prokuroria e Policia, me arrestimin e ekzekutorit e jo të porositësve të vrasjes, Roland Qafoku rendit edhe shumë mistere që e rrethojnë këtë ngjarje.

Mes deklaratave të Policisë, Prokurorisë e të miqve të afërt të komisarit, nuk kishte si të mungonte në këtë libër edhe dëshmia e njeriut më të afërt të Artan Cukut, bashkëshortes së tij, Marjolës.

Një intervistë ekskluzive që vetë autori i ka marrë Marjola Cukut për ta pasqyruar në librin e tij “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar”.

“Nuk i trembem vdekjes për sa jam në të drejtën e Zotit. Më shumë frikë kam të jetoj si burracak, se të vdes si burrë”, kështu është shprehur për vdekjen kur ishte në jetë Artan Cuku.

Shkruar Nga
More from Revista User

Qyteti i Beratit binjakëzohet me qytetin Amasya të Turqisë

U zhvillua dje ceremonia e binjakëzimit ndërmjet qyteteve të Beratit dhe Amasyas...
Read More