Vrasja e mjekut në Shkodër, çfarë ndodh atje 3 ditë pas krimit të rëndë

Çdo gjë ka nisur për shkak të ndërtimit që po bënte mjeku 44-vjeçar Ilir Aliaj, e ndërsa fqinji i tij duket se nuk i ka pëlqyer fqinjit të tij 26-vjeçarit Dritan Ymeri.

Godina e cila dikur ka qenë 2-katëshe parafabrikat në zonën e ish dekorit në Shkodër është adaptuar nga dy palët në formën e një vile.

Punimet që po kryenin kanë çuar deri në përplasje mes palave.

Sipas të dhënave konfliktet kanë qenë të vazhdueshme deri në natën e 1 korrikut kur Besnik Ymeri është ngjitur në tarracën e fqinjit të tij dhe ka nisur prishen punimeve që po bënte.

Në ato moment mjeku ka dëgjuar zhurmën dhe është ngjitur lartë në tarracë ndërsa së bashku me të kanë shkuar edhe bashkëshortja dhe djali i tij 15 vjeç.

Pasi kanë shkëmbyer pak fjalë mes veti 26-vjeçari ka nxjerrë armën duke e qëlluar me tre plumba në kokë, e për pasojë mjeku Ilir Alija ka ndërruar jetë në vend. Dëshmitarë kanë qenë djali dhe nusja e tij.

Tashmë dyert e fqinjëve janë të mbyllura në zonë ka pllakosur heshtja për ngjarjen e rëndë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Hulumtuesit iranian nuk i lejohet hyrja në SHBA

Hulumtuesi iranian i kancerit, Mohsen Dehnavi, është ndaluar në aeroportin ndërkombëtar Logan,...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *