Vrasja në Dibër: Kush është pronari i hotelit që u ekzekutua te dera e shtëpisë

 


32-vjeçari Elsi Kosiqi, u që ekzekutua mëngjesin e sotëm në derë të shtëpisë në Maqellarë të Dibrës, u qëllua nga afër me tre plumba pistolete. Burimet thonë se ai ishte me precedentë, ndërsa familja ka edhe një hotel pranë llixhave të Dibrës, dy detaje këto që po përdoren në funksion të hetimit. Ndërkohë disa persona janë shoqëruar në lidhje me vrasjen, por policia ende nuk ka një emër për autorin.

Një 32-vjeçar u vra me armë zjarri në derë të banesës së tij në Maqellarë të Dibrës.

Viktima është identifikuar si Elsi Kosiqi. Ai u qëllua të paktën tre herë me pistoletë nga persona ende të paidentifikuar pasi kishte dalë nga makina dhe po shkonte të mbyllte portën e shtëpisë.

Në atë kohë kanë vepruar edhe ekzekutorët, që siç duket kanë qenë duke e pritur.

Ngjarja u regjistruar rreth orës 01:30 të mëngjesit.

Burimet thanë se 32-vjeçari sapo ishte kthyer nga Maqedonia, ku ka qëndruar në Dibër të Madhe për arsye që po verifikohen.

Pas krimit, autorët e kanë pasur të lehtë të largohen me shpejtësi, pasi banesa  e 32-vjeçarit është shumë pranë rrugës kryesore.

Në zonë u ngritën postoblloqe në kërkim të autorëve, ndërsa ekspertët në vendngjarje mësohet se kanë sekuestruar prova të vlefshme për të rënë në gjurmë të autorëve.

Policia e Dibrës ka shoqëruar disa persona që kanë pasur konflikte me 32-vjeçarin, por ende nuk ka një të arrestuar për krimin.

Zyrtarisht Policia e Dibrës ka dhënë vetëm informacion paraprak për ngjarjen, por banorët në fshat në kushtet e anonimatit thonë se kishte precedentë.

Kosiqi, ndërkohë mësohet se më herët ka qëndruar në Itali dhe ka në pronësi një hotel pranë llixhave të Dibrës./ORA

Shkruar Nga
More from Redaksia

Salianji me aktorët e Portokallisë kapin ‘peshkun e madh’

  Deputeti i PD Ervin Salianji ishte i ftuar në një emision...
Read More