Vrasje në Vlorë, atentat pronarit të një TV lokal dhe kreut të OSHEE

850x636_auto_vrasje-naten-policia_014770465161477159153Viktimat Everest Hyseni dhe Roland Saliu janë qëlluar me breshëri automatiku në një lokal në qendër të qytetit bregdetar. Dyshohet se objektiv i atentatit ishte vetëm njëri nga viktimat

Dy persona mbetën të vrarë pas një atentati që iu bë atyre me armë zjarri dje rreth orës 19:40 në Sheshin e Flamurit, në Vlorë. Burimet policore lokale kanë konfirmuar se njëri nga viktimat ishte drejtori i degës lokale të OSHEE-së, Roland Saliu, i cili mbeti i vdekur në vend. Ndërkohë, personi tjetër ndaj të cilit u krye atentati ishte biznesmeni Everest Hyseni, pronar i një televizioni lokal. Ai ka ndërruar jetë pak momente më vonë në spital. Dëshmitarët thanë se dy viktimat, Saliu dhe Hyseni, kanë qenë të ulur në një lokal, kur papritur janë përshkuar nga breshëria e plumbave të automatikut.

Ngjarja

Ngjarja ka ndodhur në Sheshin e Flamurit teksa viktimat kanë qenë të ulur në lokalin e njohur si “Hotel Vlora”, pronë e Everest Hysenit. Viktima e parë ka mbetur drejtori i OSHEE të qytetit të Vlorës Roland Saliu, ndërsa pronari i lokalit por edhe i një televizioni privat Everest Hyseni ka ndërruar jetë pasi është dërguar në spital. Dyshohet se shënjestër e atentatit ka qenë pronari i televizionit “Vlora Channel’, kurse drejtori i OSHEE ka mbetur i vrarë aksidentalisht. Autorët pasi kanë zbrazur armët kanë dalë jashtë Vlorës, duke djegur makinën pranë fshatit Panaja. Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë. Krimi ka ndodhur në një orë kur në zonën e Sheshit të Flamurit ka patur lëvizje të qytetarëve, të cilët pas të shtënave janë larguar me shpejtësi duke ruajtur veten nga plumbat që vërshonin ngado.

Hetimet e para

Nga gëzhojat e mbledhura në vendin e ngjarjes hetuesit kanë arritur në përfundimin se autorët kanë hapur zjarr me një armë automatike. Plot 12 plumba janë shkrehur në vendngjarje, ndërsa janë rrezikuar dhe jetët e qytetarëve të rastësishëm që po kalonin në Sheshin e Flamurit. Ndërkohë, përveç agjentëve që kanë ekzaminuar vendin e krimit për të mbledhur prova, të tjerë kanë ngritur postblloqe në zona të ndryshme të qytetit bregdetar. Pas kontrolleve të kryera është gjetur një mjet i braktisur në rrugën e vjetër të Panajasë, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët. Makina është gjetur në flakë, por pavarësisht kësaj agjentët kanë konstatuar modelin “BMV” dhe targën “AA 348 PC”. Për shuarjen e zjarrit është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve, të cilët kanë bërë të mundur që mjeti të mos dëmtohet tërësisht.

Dyshimet

Dyshimet e para të grupit hetimor kanë qenë se atentati është kryer për larje hesapesh dhe se shënjestra e tij ka qene vetëm biznesmeni Everest Hyseni, kurse drejtori i OSHEE që mbeti viktimë e plumbave është vrarë rastësisht. Hetuesit më pas kanë mësuar se pronari i “Vlora Channel” ka qenë i afërm i viktimës së Masakrës së Çoles. Hyseni ka rezultuar të jetë i afërm i Haki Rakipit, i cili u vra në atë masakër në prill të vitit 2015. Një vit me parë Gjykata e Vlorës bazuar tek hetimet e Prokurorisë, ka shpallur fajtor 3 të rinj të akuzuar për vrasjen e trefishtë në 7 prill në një lokal të qytetit bregdetar. Nga tërësia e provave dhe thënieve të dëshmitarëve të mbledhura Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë çmoi se i pandehuri Aleksandër Llanaj ka kryer veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese” të shtetasve Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj të kryer në bashkëpunim.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Sprova ma shqiptare e Herkulit

Nga Astrit Cani*  Sot si sot para çerek shekulli, rendi i ditës...
Read More