Vrau dy veta në ’97, ekstradohet nga Athina 55-vjeçari i dënuar me 20 vite burg

ekstradim

Një 55-vjeçar është ekstraduar nga Athina, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje me armë dhe armëmbajtje pa leje.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Karafil Beqiri, nga Tepelena, për të cilin Gjykata e Apelit Gjirokastër dënoi këtë shtetas me 20 vjet burgim për veprat penale “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen, e kryer në bashkëpunim“ dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

“Në datë 06 korrik 1997 shtetasit, V.A., F. P dhe K. P, po udhëtonin me automjetin e shtetasit V.Xh, në drejtim të Greqisë. Shtetasi F.P, kishte me vete një shumë prej 700 000 dhrahmi të cilat do ti çonte në Greqi.

Në vendin e quajtur “Zaje”, në afërsi të Gjirokastrës, automjetit në të cilin udhëtonin shtetasit e mësipërm i kanë dalë përpara me qëllim për ta grabitur, shtetasit Karafil Beqiri, N. Gj., L.M, A. B dhe E.K. Fillimisht këta shtetas të cilët kanë qenë edhe të armatosur me armë zjarri, kanë qëlluar në ajër me qëllim që automjeti i shtetasit V. Xh të ndalonte, por ky i fundit ka nxjerrë armën automatike kallshnikov që e mbante me vete dhe ka filluar të qëllojë në drejtim të shtetasve që kishin dalë për ta grabitur.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të vrarë shtetasit V. Xhavara dhe F. Piperi. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur arrestimi i shtetasit Karafil Beqiri në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.”, citohet në njoftimin e policisë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Gjermanët gjithnjë e më të kënaqur me Merkel

Popullariteti i kancelares Angela Merkel në mesin e gjermanëve ka shënuar rritje...
Read More