Vrau gruan me çekiç, 69-vjeçari: Më dalin krimba nga goja…

Gjykata në Shkodër ka vendosur ‘arrest me burg pa afat’ për Bashkim Telin, 69 -vjeçari qe vrau gruan e tij Suzana Shemuni në Shkodër.

Gjatë seancës të drejtuar nga gjyqtarja Izabela Radovani, Teli ka shfaqur çrregullime gjatë dëshmisë së tij.

Mbrojtja ka kërkuar ekspertizë neuro-psiqike pasi Bashkimi, që vrau gruan me çekiç, deklaron se ka krimba, të cilët nga zorrët i kalojnë në trup, krahë, fytyrë dhe i dalin nga goja.

Ai në vitin 2012 ka pësuar aksident automobilistik dhe nuk është kuruar plotësisht.

Ai nuk pranoi mbrojtje pasi gjykon se i ka ditët e numëruara.

Sipas të dhënave, bashkëjetuesja e tij Suzana prej një viti kishte bërë që Bashkim Teli të humbiste çdo kontakt me familjarët dhe vajzat e tij.

Të bijat i kanë thënë që prej një viti nuk kontaktonin me të atin.

Ky i fundit pranoi se ishte zënë me Suzanën për çështje lekësh. Më herët ishte raportuar se ata ishin zënë për 6 mijë lekë.

Teli tha se gruaja i kërkonte llogari për shpenzimet.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

‘Spiuni’ Artur dhe ‘kërcënimi’ i sigurisë kombëtare

Nga Kristaq Xharo* Kapiteni i Rangut të Parë Artur Mecollari është bërë...
Read More