Vrau për kushuririn, arrestohet 24-vjeçari që qëlloi për vdekje moshatarin dhe 3 bashkëpunëtorët

Mbrëmjen e së hënës, rreth orës 23.30 në rrugën ” Gjin Bue Shpata”, një sherr mes një riu dhe një grupi moshatarësh të tij ka përfunduar me vdekjen e të parit, 22-vjeçarit me iniciale Marzi Mihali.

Policia arrestoi 24-vjeçarin Eugen Bitraj, banues në Tiranë si autor të krimit si dhe 3 shtetas të tjerë bashkëpunëtorë në krim: Dejvi Bitraj,19 vjeç, banues në Tiranë, Kridens Alla,19 vjeç, banues Tiranë dhe Marsel Alla, 23 vjeç, banues Tiranë.

Si ndodhi ngjarja

Viktima ishte grindur për motive të dobëta , siç njoftoi Policia, me 19-vjeçarin D.B. Në ndihmë të D.B, ka ardhur kushëriri i tij, E. B. së bashku me dy shokë, K. A. dhe M.A.

Gjatë konfliktit, E.B. ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur shtetasin M. M., i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në spital.

Si rezultat i reagimit të shpejtë e profesionl të shërbimeve të policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë është bërë e mundur zbardhja në kohë reale e ngjarjes, kapja dhe shoqërimi i gjithë personave të përfshirë në konflikt.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi si autor i ngjarjes i shtetasit: Eugen Bitraj, 24 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe janë arrestuar si bashkëpunëtorë në krim shtetasit: Dejvi Bitraj,19 vjeç, banues në Tiranë, Kridens Alla,19 vjeç, banues Tiranë dhe Marsel Alla, 23 vjeç, banues Tiranë.

Materialet u referuan në Prokurori, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprën penale të “Vrasjes me Dashje e kryer në bashkëpunim “ parashikuar nga nenet 76 dhe 25 e Kodit Penal

Shkruar Nga
More from Revista User

Edhe vajzat së shpejti anëtare të organizatës Boy Scouts

Kur Matt Skelly po avanconte në radhët e organizatës për djem të...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.