Vrau vjehrrën, hoxha: Marjana Çmeta u rrëfye tek unë, ja pse nuk shkova në polici

 

Gjashtë ditë pas vrasjes se Lirije Lamit, Marjana Çmeta, asokohë 20 vjeçe shkoi në shtëpinë e Hysen Shehut, i njohur si hoxhë, për t’u rrëfyer tek ai për krimin. Ajo nuk e dinte se hoxha po e regjistronte dhe po e filmonte të gjithë rrëfimin e saj për krimin në familjen Lami.

Ishte nuse për djalë të vetëm Marjana Çmeta dhe me këtë argument e fejuan që 18 vjeçe me mblesëri te familja Lami me Oltin. Pas një viti Marjana edhe studente për mësuesi, u kthye tek prindërit, atëherë kur në ditën e pestë në shtëpinë e të shoqit vajtohej vjehrra. Hoxha Hysen ka rrëfyer përpara gjykatës të gjithë ngjarjen. Shehu tha se Marjana ka shkuar që të rrëfehet, por ai i ka kërkuar që të mos vijë e vetme, pasi kështu e kërkon feja islame.

I akuzuar për moskallëzim krimi, Shehu thotë se feja nuk e lejon që të bëjë denoncim në polici.

“Marjana më erdhi me gjithë familjarët. Unë do t’i bëja rukje (shërim me Kuran kundër syrit të keq dhe magjisë). Për të mos pasur keqkuptime vendosa ta regjistroj rrëfimin. Por feja nuk më lejon ta denoncoj”, ka deklaruar hoxha Hysen Shehu.

Pavarësisht se familja Lami e mësoi të vërtetën nga hoxha, pasi panë një video-rrëfim të regjistruar prej tij, me përjashtim të bashkëshortit, Oltit asnjëri nuk ju drejtua Prokurorisë.

“Më shumë ishte frika e këtij hoxhës që na pati thënë të mos tregojmë”,deklaroi Olti më tej.

Me familjen të shkatërruar dhe të atin në burg për moskallëzim krimi, Oltiani kujton se prindërit e tij u larguan nga Kamza në fshatin Zall-Mner pikërisht për të lënë në qetësi çiftin.

Shkruar Nga
More from Redaksia

SHBA: ‘përgjigje masive ushtarake’ çdo kërcënimi nga Koreja e Veriut

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, tha se çdo kërcënim i Koresë...
Read More