Vritet lideri separatist në lindje të Ukrainës

par7997236

Një komandant rebel në lindje të Ukrainës është vrarë të mërkurën në një atentat me bombë në zyrën e tij, duke iu bashkuar disa liderëve të tjerë luftarakë të varë muajt e fundit në rajon. Mikhail Tolstykh, i njohur ndryshe me emrin Givi, ka drejtuar disa beteja të profilit të lartë në konfliktin tashmë 33-mujor.

35-vjecari drejtonte batalionin “Somali” dhe ishte kryetari de facto i republikës së vetëshpallur të Donetsk. Agjencia rebele e lajmeve në Donetsk tha se Tolstykh u vra në një sulm terrorist, me predhë antitanku portativ, mëngjesin e të mërkurës. Separatistët fajësonin Kievin për sulmin.

Janë disa komandantë rebelë në lindje të Ukrainës që janë varë në atentate larg frontit të luftës, dhe shpeshherë për sulmet është fajësuar rivaliteti mes grupeve. Në tetor, një drejtues ushtarak në rebel në Donetsk, Arseny Pavlov, i njohur ndryshe si “Motorola,” u vra në një sulm me bombë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, tha se vdekja e Tolstykh ishte një tentativë për destabilizimin e lindjes së Ukrainës, pas rritjes së tensioneve kohët e fundit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ekstremistët e djathtë nisin gjahun ndaj refugjatëve

Ekstremistët e djathtë nga i ashtuquajturi "Bloc Identitare" kundërshtojnë ardhjen e refugjatëve...
Read More