Vritet në zyrë nga kolegu oficeri i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Prokuroria e Prishtinës nxjerr pistat e para    

Disa të shtëna raportohet se janë dëgjuar brenda ambienteve të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se një person është plagosur dhe ka ndërruar jetë në spital.

 

Dyshohet se viktima është qëlluar me armë zjarri nga një koleg brenda ambienteve të zyrës, për motive ende të paqarta.

Mediat kosovare raportojnë se viktima është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa Shpend Fazliu, zëdhënës i QKUK-së, ka konfirmuar për KTV-në se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ka ndërruar jetë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për vrasjen e punëtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) që ka ndodhur sot në mëngjes në ndërtesën e këtij institucioni, raporton “Zëri”.

Vrasja e punëtorit të AKI-së sipas prokurorit të  Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha është bërë nga kolegu i tij.

Prokuroria ka konfirmuar për “Zëri” se rasti ka ndodhur sot në mëngjes.

“Aty ka ndodhur një vrasje, janë në fazën e hetimeve. Personi i cili ishte plagosur ka vdekur, të dy edhe i dyshuari edhe viktima janë punëtor të AKI-së”, është shprehur Berisha.

Sipas tij, i dyshuari është arrestuar dhe motivet e kësaj vrasje ende nuk dihen.

“Rasti ka ndodhur sot në mëngjes, por saktësisht nuk e dimë. I dyshuari është arrestuar dhe tash jemi në fazën e hetimeve, motivet ende nuk dihen”, ka thënë prokurori Berisha për “Zërin”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

KE, 1 miliardë euro për stabilitetin ekonomik të Ballkanit Perëndimor, Rama me atlete….

  Ҫelësi i përafrimit me BE për Ballkanin Perëndimor (BP) mbetet bashkëpunimi...
Read More