Vritet një grua, zbardhen emrat: Burri e masakroi dhe e la në banesë

Një tjetër krim brenda familjes, trondit opinion publik pas vrasjes së gjyqëtares Fildes Hafizi. Këtë herë ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pogradec, aty ku burri ka masakruar gruan e tij me sende të forta. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Blacë.

Sipas policisë, për motive të dobta 49-vjeçari Bashkim Mekolli ka goditur me sqeparë e thikë të shoqen, Demirke Mekolli po ashtu 49-vjeçe.

Ata ishin prindër të një djali 16-vjeçar që jetonte në Itali. Dyshohet se ka qenë një grindje e çastit që ka nxitur krimin e rëndë, ndërsa çifti ishte vetëm në banesë. Pasi e ka qëlluar dhjetëra herë për vdekje me sqepar e thikë, burri vrasës ka dalë nga banesa duke e lënë trupin e pajetë të gruas brenda.

Kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar më pas policinë që ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Policia ka shoqëruar më pas 49-vjeçarin, i cili pritet të merret në pyetje për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Zbulohet thesi me kanabis brenda servisit në Tiranë, arrestohet djali adoleshent i pronarit

Policia e Tiranës ka kontrolluar një servis mjetesh në rrugën “Siri Kodra”...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.