Vritet vëllai i diktatorit të Koresë së Veriut në aeroportin e Malajzisë

screenshot-1_1487073086-9257951

Mediat ndërkombëtare raportojnë se është vrarë vëllai i diktatorit të Koresë së Veriut në aerportin e Malajzisë. Sipas këtyre mediave, vrasja është kryer nga dy agjente sekrete koreano-veriore të cilat kanë injektuar helm në trupin e 45- vjeçarit Kim Jong-nam me anë të një shiringe. Jong-nam ka qenë vazhdimisht në shënjestrën e regjimit komunist koreano-verior që prej arratisjes së tij nga vendi, për shkak se ishte një kritik i sistemit që aplikohet në vend.

45-vjeçari, Kim Jong-nam, është vëllai nga babai i liderit aktual të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Gjithmonë duke ju referuar burimeve, vrasja është ekzekutuar nga dy agjente koreano-veriore të cilat në një farë mënyrë kanë arritur që t’i injektojnë Kim Jong-nam një shiringë me substancë helmuese gjatë kohës që ky i fundit ishte në aeroport.

Pasi kanë kryer këtë veprim, agjentet janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që autoritetet kanë bërë një përpjekje për të shpëtuar jetën e 45-vjeçarit duke e dërguar në spital.

Megjithatë, thuhet se ai ka ndërruar jetë gjatë kohës që po transportohej drejt qendrës spitalore.

Deri më tani, autoritetet malajziane kanë konfirmuar se ka realisht një rast të tillë, por nënviziojnë se po punojnë për të identifikuar viktimën.

Kim Jong-nam është vëllai i madh i diktatorit të sotëm të Koresë së Veriut, Kim Jong un dhe djali i ish-diktatorit Kim Jong-il.

45-vjeçari ka qenë fillimisht pretendenti kryesor për të pasuar të atin në drejtimin e shtetit diktatorial, e megjithatë qëndrimet e tij të kundërta dhe kritikat mbi sistemin bën që ai të mos ishte më pjesë e planeve të Kim Jong-il për t’a pasuar këtë të fundit si drejtues i Partisë së Punës në Korenë e Veriut, gjë që u vërtetua edhe nga mënyra se si rrodhën ngjarjet.

Ai kishte bërë vazhdimisht përpjekje për t’u arratisur nga vendi, teksa një e tillë ishte edhe rasti i vitit 2001, kur u arrestua në aeroportin ndërkombëtar të Tokios me një pasaportë false.

Megjithatë, në një farë mënyrë, ai mundi të arratisej disa vite më vonë duke u bërë një shënjestër e vazhdueshme e agjetëve sekretë koreano-veriorë.

Ende nuk ka patur një reagim zyrtar nga Koreja e Veriut ndaj pritet të shihen nëse Peniani do të dalë me një deklaratë mbi këtë çështje.

Shkruar Nga
More from Revista User

Zbulohet kampi i ISIS-it për sulme në Evropë

Në Siri është zbuluar kampi i Shtetit Islam për stërvitjen e xhihadistëve...
Read More