Vuçiç nga Moska: Do bisedoj me Vladimir Putin për çështjen e Kosovës

RUSI-Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka deklaruar sot se do ta bisedoje me presidentin rus Vladimir Putin që ta prezantojë qëndrimin politik të Rusisë për çështjen e Kosovës në të gjitha organizatat dhe institucionet ndërkombëtare.

“Do të bisedojmë për Kosovën, sepse konsideroj që pasi Rusia i përkrahë qëndrimet e Serbisë, dhe pasi të gjithë janë duke u angazhuar maksimalisht për këtë çështje, do të ishte me rëndësi që Rusia të paraqitet me qëndrimet e veta, dhe do ta lus kryetarin Putin jo vetëm për angazhimin direkt të tij për përkrahje për Serbinë, por edhe të paraqet pa mëdyshje qëndrimin e vet politik në të gjitha institucione dhe organizata ndërkombëtare”, ka thënë Vuçiq për televizionin serb TV Pink.

“Rusia gjithmonë ka ofruar përkrahje të pakufizuar për integritetin territorial të Serbisë dhe jo vetëm kaq, por edhe përkrahje për vendimmarrje të pavarur dhe pavarësinë thelbësore të Serbisë, si në neutralitetin ushtarak, dhe nuk ka dyshim se do ta përsërisë qëndrimin dhe faktin se Serbia në asnjë mënyrë nuk to t’i bashkohet NATO-s apo blloqeve të tjera ushtarake”. ka thënë Vuçiç.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Në muajin e 6-të shtatzënisë, moderatorja shqiptare i jep fund beqarisë

Prezantuesja Katerina Trungu ditën e djeshme i ka dhënë fund beqarisë duke...
Read More