Vullkani Etna nis shpërthimet për vitin e ri

vullkani_etna_2012

Vullkani Etna në Itali ka qëndruar i qetë për shumicën e vitit 2016, por me sa duket nuk do të jetë kështu për 2017. Që prej 23 janarit krateret e majës së Etnës kanë qenë në aktivitet, me shpërthime të vogla që kanë ngritur re tymi dhe hiri nga mali i Siçilisë, që pas rreth tetë muajsh qetësie po rikthehet në jetë.

Përveç shpërthimeve të buta periodike nga Etna, një re e vogël tymi shihej dhe nga krateri fqinjë Voragine. Ende nuk duhet nëse ky aktivitet është sinjali i shpërthimi madhor, por duket qartë që kushtet brenda tij po ndryshojnë.

Në të tjera zhvillime vullkanike nëpër botë, një ringjallje të ngjashme me Etnën është dalluar dhe nga Bogoslof në Alaskë, i cili prej mesit të dhjetorit 2016 ka nisur shpërthimet. Ndërsa në Etiopi, vullkani Erta’Ale prodhoi këtë muaj rrjedhjen e tij të parë të llavës në më shumë se një dekadë. Ku vullkan njihet për liqenin e vogël të llavës që mban në majë, e cila tashmë po rrjedh në faqet e tij duke rrezikuar zonat e banuara.

Shkruar Nga
More from Revista User

BE: Ekspertët e filluan punën për luftimin e lajmeve të rrejshme

Grupi i ekspertëve i nivelit të lartë i Komisionit Evropian për luftimin...
Read More