Washington Post: Tillerson po punon me kinezët në heshtje

Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, është njeri i qetë në ekipin për politikë të jashtme të SHBA-së të presidentit Donald Trump, por duket se bëhet fjalë për një strategji të gjerë, e cila synon zgjidhjen e krizës me Korenë Veriore përmes bashkëpunimit me Kinën, derisa me Rusinë po përpiqet që të zgjidhë çështjen e Sirisë dhe Ukrainës, shkruan gazeta Washington Post.

Qasja e Tillerson bazohet në diplomacinë përmes kontakteve direkte me liderët rusë dhe kinezë, dhe përmes kanaleve private të komunikimit deri te Koreja Veriore.

Disa analistë konsiderojnë se lansimet e raketave dhe testet nukleare të Koresë Veriore janë përpjekje për të siguruar një pozitë sa më të mirë para bisedimeve.

Tillerson duket se bazohet në faktin, se Kina mund që me forcë të fillojë bisedimet për vendosjen e embargos në naftë.

Ai porosit Pekinin se veprimi i presidentit Xi në zgjidhjen e krizës në Gadishullin korean do t’i japë formë raporteve Kin-SHBA për 50 vjetët e ardhshme, shkruan gazeta.

Tillerson vazhdon të punojnë me rusët, pavarësisht sanksioneve të reja.

Edhe pse raportet SHBA-Rusi janë katastrofale, Tillerson beson se ato do të përparojnë në lidhje me Ukrainën dhe Sirinë, vlerëson Washington Post.

Shkruar Nga
More from Revista User

Çeki: Fillon dëgjimi për hakerin rus i kërkuar në SHBA

Shtetasi rus, Yevgeny Nikulin, i cili ballafaqohet me akuza në Shtetet e...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.