‘Washington Times’: Tradhtarët e Trump në ambasadën amerikane në Tiranë

Gazeta e njohur amerikane “Washingtontimes” në një shkrim të fundit, analitik tregon se ish-ambasadori amerikan Donal Lu ka punuar kundër administratës Trump gjatë ushtrimit të detyrës së tij në Shqipëri. Po kështu edhe Lejla Moisiu ajo që po drejton ambasadën aktualisht (deri në mbërritjen e ambasadores së re) po vepron me axhendën e Soros dhe kundër Trumpit.

“Departamenti amerikan i Shtetit është infektuar nga Soros në Shqipëri”,- shkruan “Washington Times”.

“Ambasadori i mëparshëm i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, ishte i mirënjohur për mbështetjen e qeverisë socialiste. Megjithase Lu tashmë është larguar, të emëruarit e Obamës janë akoma aktive në Shqipëri. Lejla Moisiu, kreu i përkohshëm i ambasadës në Tiranë ka një axhendë djallëzore duke kapërcyer shefin e saj. Ajo bën retëeets (shpërndan në tëitter) statuset e ish-kreu i FBI James Comey, i cili njihet si kundërshtar i Trump.

A mund të imagjinoni kreun e ambasadës amerikane në një vend të huaj që në mënyrë aktive nënçmon Presidentin e SHBA-ve?”, shkruan Washtington Times.

Shkrimi i plotë i ‘WT’:

Ambasadori i mëparshëm i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, ishte i njohur për ndjekjen e një axhende për popullin shqiptar, duke vepruar si një Car, duke mbështetur qeverinë socialiste nën drejtimin e Xhorxh Soros, në një nga vendet më proamerikan në botë. Ne kemi dokumentuar me herët qendrimet e çuditshme të këtij ambasadori.

Mandati i zotit Lu si ambasador përfundoi kohët e fundit dhe në mënyrë interesante u emërtua në ambasadën e Kirgistanit, një situatë që kërkon analiza të mëtejshme në një artikull tjetër.

Megjithatë, duket se anti-Trump-ët, të majtët, të emëruarit e Obamës në Departamentin e Shtetit janë akoma aktivë në Shqipëri, duke njollosur me hundët e tyre presidentin amerikan, pasi ata punojnë dhe raportojnë me kënaqësi atje ku nuk duhet edhe pse ata janë në një detyrë administrative jashtë shtetit për qeverinë amerikane.

Lejla Moisiu-Ones është aktualisht kreu i përkohshëm i ambasadës deri sa ambasadori i ri të mbërrijë më vonë gjatë vitit. Postimi i saj fundit në Twitter vë në dukje axhendën e saj djallëzore për të kapërcyer shefin e saj. Ajo i bëri repost një postimi të ish kreut të FBI, i shkarkuar në mënyrë të turpshme, James Comey, i cili kishte shfryrë ndaj Presidentit Trump.

A mund të imagjinoni kreun e ambasadës amerikane në një vend të huaj që, në mënyrë aktive minon axhendën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara? E dimë për fakt që të gjithë politikanët shqiptarë e kanë parë këtë postim. Si mendoni se do t’i trajtojnë ata deklaratat e politikës së jashtme nga Shtëpia e Bardhë, nëse ambasada e tyre nuk do t’i zbatojë kurrë ato dhe, madje, do të nënvleftësojë çdo iniciativë të ardhshme presidenciale në Shqipëri?

Shqipëria, vend anëtar i NATO-s po kthehet në një vend strategjik duke qënë se kohët e fundit marrëdhëniet midis Turqisë dhe SHBA-ve po vihen në dyshim. Qeveria aktuale është e zhytur në trafikimin e drogës dhe në krim dhe e majta në SHBA ende e mbështet, madje duke mbyllur një sy ndaj sjelljes së paligjshme të kësaj qeverie. Pasja e punonjësve të pabesë në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë është një problem i madh./Burimi: Washingtontimes.com/

Shkruar Nga
More from Redaksia

Hahn: Nuk e kam shpikur unë ‘2025-ën’, mund të anëtarësoheni nëse i jepni gaz

    Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn bëri të ditur se viti...
Read More