Wikipedia përjashton “Daily Mail” si burim i besueshëm informacioni

daily-mail-revealed-rise-revenue-eleven-month-period-end-august-2013-after-its-online

Redaktorët e rrjetit më të madh falas të informacionit Wikipedia vendosën sot të mos rekomandojnë artikujt e të përditshmes skandaloze britanike Daily Mail, si burim i besueshëm informacioni.

Zyrtarët e encikopedisë së internetit cituan si arsye të vendimit të tyre bazën e dobët të vërtetësisë së disa fakteve të së përditshmes dhe sajesatsensacionale. “Daily Mail ka krijuar një reputacion për disiplinë të dobët të kontrolli të fakteve, një tendencë të theksuar për sensacionalizëm, apo dhe thjesht fabrikime të lajmeve në disa raste”, thuhej në deklaratën e Wikipedia.

Sipas tyre ky vendi do të thotë se përdorimi i gazetës si referencë informacioni duhet “përgjithësisht të ndalohet”.

Fondacioni OJF, Wikimedia i cili menaxhon faqen e Wikipedia konfirmoi vendimin, por tha se gjithsesi informacioni ishte në dorë të vullnetarëve të papaguar të rrejtit.

“Prej tani e tutje Daily Mail nuk do të konsiderohet si një burim i besueshëm në versionin anglisht të Wikipedia, dhe vullnetarët dhe redaktorët tanë inkurajohen të konfirmojnë lajmet e saj në burime të dyta të konsideruara të besueshmë”, thonin ata.

Në direktivat e rrjetit kishte gjithashtu rekomandime për të tjera rrejte informacioni që sipas tyre, kishin informacione të njëanshme politike apo propagandistike, mes të cilave ishin agjencia shtetërore kineze Xinhua, ajo koreano-veriore Korean Central, dhe Press TV në Iran.

Besueshmëria e Daily Mail është vënë në diskutim nga Wikipedia prej janarit 2015.

Daily Mail ironikisht është gazeta e dytë më e shitur në Britani, edhe pse është akuzuar shpesh për racizëm, pasaktësira dhe tendencë të theksuar të fabrikimit të skandaleve.

Shkruar Nga
More from Revista User

Gjendet i vdekur një 21-vjeçar në Durrës

Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur rreth orës 13:00 të...
Read More