William dhe Kate presin fëmijën e tretë, Princi Xhorxh me më shumë mbështetje mbretërore

 

Njoftimi se Dukesha e Kembrixhit është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë është lajmi që mbretërorët kanë qenë duke pritur. Me Princin Filip tani në pension, Uilliam është duke e lënë punën si pilot i Ambulancës Ajrore dhe familja e katër vetëve po shpërngulet në Londër me kohë të plotë, kështu që William dhe Kate mund të marrin më shumë detyra mbretërore. A është kjo arsyeja pse pikërisht ata kanë vendosur të shtojnë familjen e tyre?

Është e lehtë të shikosh Kate dhe vëllain e motrën e saj, James dhe Pippa, dhe të supozojmë se ajo do të donte që fëmijët e saj të kishin një përvojë të ngjashme me atë që kishte patur ajo në familjen e saj, por mund të kishte qenë që William të ishte i etur që të kishte një fëmijë tjetër për arsye të tij. Pas të gjithave, ai ndjeu presionet e rritjes me peshën e së ardhmes mbi shpatullat e tij, por për fat të mirë ai kishte vëllain e vogël Harry nga ana e tij – i vetmi person tjetër në botë që kishte një ide se çfarë ishte jeta e tij.

Nuk është sekret se dy vëllezërit janë gjithashtu miqtë më të mirë. William deklaroi në një video me titull “Kokat së bashku”, duke patur si qëllim sensibilizimin, për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e diskutimit të ndjenjave: “Ne jemi të lidhur në mënyrë unike për shkak të asaj që kemi kaluar”. Mund të ndodhë që Williami të kërkojë sa më shumë mbështetje për princin Xhorxh, dhe me dy vëllezër e motra në krah të tij, Princi i vogël do të ketë shpresë për një mbështetje të madhe në jetë .

Arsyeja për fëmijën e tretë mund të shkojë përtej mbështetjes emocionale dhe të rrënjoset më shumë në praktikticitet. Mbretëresha ka katër fëmijë – Charles, Anne, Andrew dhe Edward – që do të thoshte se gjatë viteve 1970 dhe 1980, kishte shumë anëtarë të familjes së lartë për të ndarë detyrat mbretërore. Ndërsa fëmijët e saj filluan të martoheshin dhe bashkëshortët e tyre u shtuan, në një moment kishte një numër të lartë anëtarësh mbretërorë për të ndarë ngarkesën e punës: Mbretëresha, Princi Philip, Princi Çarls, Princesha Diana, Princesha Anne, Princi Andrew, Sarah Dukesha e Jorkut, dhe Princi Edward.

Megjithatë, tani që vëllezërit e motrat e Charles po luajnë një rol më pak kyç dhe Princi Philip është në pension, detyrat e profilit të lartë janë kryesisht përgjegjësi e një grupi kryesor prej gjashtë  personash – Mbretëreshës, Charles, Camilla Parker-Bowles, William, Kate dhe Harry. Me William dhe Kate që kanë një fëmijë të tretë në pritje, do të thotë që, kur fëmijët e tyre të jenë të moshës dhe të martohen, numri do të kthehet përsëri në 10 – Charles, Camilla, William, Kate, George, Charlotte, fëmija i tretë, dhe bashkëshortët e tyre. Kështu Xhorxh do të ketë shumë mbështetje praktike ndërsa ai kalon nëpër jetën e tij prej të rrituri.

Po çfarë kemi për Harry, gruan e tij të ardhshme dhe për fëmijët që do të kenë? Siç është gjithmonë rasti me “fatin e trashëgimtarit”, për 30 vitet e para të jetës së tyre, Harry është personi i dytë më i rëndësishëm në të ardhmen e monarkisë. Por pastaj, kur vëllai i madh fillon familjen e tij, vëllai më i ri me shpejtësi bie poshtë në hierarkinë e rëndësisë, për shkak të vijës së trashëgimisë, së bashku me rëndësinë e rolit të tyre mbretëror. Deri në atë kohë, megjithatë, mund të presim të shohim shumë nga Harry gjatë dekadave të ardhshme, derisa George, Charlotte, dhe foshnja e tretë të hyjnë në jetën mbretërore me orar të plotë.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Vonesa shqiptare apo Latenci shqiptar

Përfaqësues i mendimit liberal, i cili karakterizohet nga hapje ndaj vlerave të...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.