Xhafa dhe Tahiri, Mafia heton Antimafian

Nga Basir Çollaku

Një vendim gjykate pak kohë më parë kishte dënuar me disa muaj burg një qytetar për vjedhjen e dy pulave një fqinji. Vjedhja është vepër penale, ndoshta ato pulat pillnin vezë të arta. Ndërkohë Sajmir Tahiri dhe Fatmir Xhafa, janë në hetim për punë të Mafias, një ish ministër i brendshëm dhe ministër ne detyrë që i vijnë anash ligjit dhe nxjerrin kunj me të sipas kokrrës së qejfit. Njëri takon Merkelin, tjetri xhiron karshillek me kalë e me bletë. Mjaltë të dyve duket se po ju ecin, ndërkohë gjithë lumenjtë e drogës rrjedhin nën hyqmin e të dyve nën këto 5 vite dhe me bekimin e shefit të tyre kryeministër.
Pak ditë para se të merrej vendimi për refuzim negociatash me Shqipërinë, shtyrjen për një ribisedim dhe filtër të plotësimit të kushteve të shtyra, në Tiranë ka qenë një mision faktmbledhës gjerman. Ekipi gjerman kishte prokurorë të mandatuar për të mbledhur të dhëna konkrete me adresë të qartë.
Në takimet e tyre pyetja e përsëritur e cila kërkonte të dhëna konkrete ishte: A ka nisur hetimi pasuror, si subjekte të ligjit antimafia për ish ministrin e brendshëm Sajmir Tahiri dhe ministrin e brendshëm ne detyrë Fatmir Xhafa? A janë investiguar mundësitë që para kriminale të jenë shndërruar në asete dhe më pas të shkohet te konfiskimi i tyre?! Përgjigja e dhënë nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka qenë pozitive. Po, ka nisur hetimi. Kemi dy ministra nën hetim në kuadër të ligjit Antimafia. Sepse puna e tyre ka rezultuar e lidhur me Mafian?!?!
Po, sigurisht po. Të dhënat janë aq konkrete sa Antimafia në zyrat e shtetit do të hetojë Mafian, e befasisht duhet të pranojmë se janë në të njëjtën zyrë e bashkëmarrin vendime, në të njëjtat karrige!!! Ministrat në terren me trafik, ministrat në zyra që mbrojnë trafikantët dhe ministrat në zyra që duhet ti luftojnë. Së paku teorikisht. Dhe paradoksi gjendet ngushte së sheh Mafian dhe Antimafian në të njëjtën tryezë pune?!?!? Në atë të makinës së ministrit kushërinjve te ministrit, babait e xhaxhait të ministrit, vëllait të ministrit, gruas së ministrit e përse jo dashnores apo dashnoreve të tij/tyre.. Gjermanët kane marrë dijeni se po hetohet. Rezultat e deritanishme nuk është se e kanë bërë shumë entuziastë misionin gjerman faktmbledhës dhe kjo u reflektua në përgjigjen dhe kushtet e vëna Shqipërisë për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Por, shërbeu për mirë se u shndërruan në kritere.

Tahiri dhe Xhafa
Njëri më i keq se tjetri sipas radhës dhe vjetërsisë. Problemi kryesor në këtë mesele sigurisht është shefi i tyre Edi Rama. Por vartësit e Tahirit dhe me vonë të Xhafës, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve janë në kërkim e hetim për trafik droge janë njëherësh pjesë e Mafies, si dhe e luftës ndaj Mafias. Bir Selman i nënës kë të qaj më parë.!!! Drejtues shërbimesh janë rikthyer ish-siguresat e shtetit masivisht, pra shokët e Xhafës, njëlloj hetues diktature. Ata mbajnë anën e shefit dhe nuk e rruajnë për ligjin. Sepse ka prova serioze dëshmi të kësaj ndodhie. Italianët zyrtarisht raportojnë se trafiku i marijuanës në 2018 deri më tani e ka kaluar 2016-ën, si ngarkesa të trafikuara nga Shqipëria. Nga 10000 të arrestuar në Itali, 2000 prej tyre një e pesta janë shqiptarë. Një ushtri droge, duke marrë parasysh se këta janë vetëm një përqindje e vogël e ushtrisë së madhe e cila është ende në punë në Shqipëri. Shifrat tallen aq keq, sa kalojnë numerikisht trafikantët forcën e policisë edhe si statistikë. Tahiri dhe Xhafa luftojnë njëri-tjetrin me njerëzit që kanë në sistem në polici dhe ata që janë nëpër organizata në trafik. Bashkërisht tërheqin litarin dhe me Edi Ramën. Të dy e kanë burimin e forcës të Mafia dhe prifen fresk ti rruajnë kokën qerosit duke folur për ligjin e forcen e tij duke bërë tallava ne drejtësi. Këta do bëjnë Antimafian.!! Bela me këpucë të kuqe. Edhe trafiku i heroinës e kokainës është rritur shumë herë shkruajnë raportet e ndërkombetarëve siç përmendin arrestimet e shumta.. Përdorimi gjithashtu njeh rritje të madhe. Paraja e këtyre mijëra kileve hashash, heroinë dhe kokainë hyn në sistem formal. Nga informaliteti nen kujdesin e këtyre minsitrave dhe shefit të tyre kryeministër. Mos çapëlejë sytë askush. Nuk ështe me legjende as Shullazi as Rroshi as Frroku as Tërmeti as Bushi as Prenga as Rakipi as shumë të tjerë ende pa zbardhur krejt. Kështu gjermanët e mësuan në terren. Atë që se bëjmë mirë ne gazetarët duke ndenjur shpeshherë ftohtë me terrenin, e bënë prokurorë faktmbledhës gjermanë. Ata mësuan se ku është mafia dhe antimafia bashkë në një kafe, në një zyrë, në një investim, në një media, në një sipërmarrje, në një llotari pushteti, ende të pandare. Ndaj gjermanëve u thamë vërtet se Xhafa dhe Tahiri po hetohen per llogari të ligjit Antimafia, hetimi pasuror ka nisur. Puna ështe deri kur të mbarojë hetimi mos ketë fluturuar diku pasuritë dhe Xhafa e Tahiri të na kërkojnë demshpërblim si Fullani per stresin e shkaktuar. Se stresi i Mafias lë me barrë antimafian dhe buxhetin e shtetit. Kjo ndodh në Shqipëri. Urojmë se veç gjermanëve në terren të mësojnë të vërtetën të gjithë qeveritë e NATO sepse kjo është siguri kombëtare e lidhur me sigurinë e aleancës…

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Arrihet marrëveshja për emigrantët, BE: Kampet do të ngrihen “vullnetarisht”

Pas 12 orë bisedimesh maratonë në Bruksel, liderët e BE-së e arritën...
Read More