Xhafaj inspektime në terren, Banorët në autostradë – ministrit: Desh u mbytëm, ju kerkoni

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka shkuar në terren në autostradën Tiranë-Durrës për të parë nga afër situatën, ndërkohë që është vënë me ‘shpatulla pas muri’ nga banorët dhe pronarët e bizneseve të prekur nga përmbytjet.

Dhjetëra banorë dhe pronarë të bizneseve në autostradë i janë ankuar ministrit e Brendshëm, i cili është justifikuar vetëm me faktin se policia ka qenë në krye të detyrës.

‘E shtata herë që shtëpia ime përmbytet. Kam folë me bashkinë dhe asnjëherë nuk ka bërë gjë.

Jam ankuar, askush nuk ka marrë përgjegjësi’, tha një banor.

‘Biznesi im është shkatërruar, u përmbytëm vjet edhe sivjet’, tha pronari i një biznesi.

Përgjigja e ministrit ka qenë cinike: Mirë shteti, po ju keni bërë ndonjë gjë, ndryshe nga vjet.

‘Desh jam mbytur mbrëmë, o njeri, a beson apo nuk beson?!’, u shpreh mes lotësh një tjetër banor.

Në këtë moment, Xhafaj i gjendur edhe para mediave, e ka dëgjuar me vëmendje të riun, e ka përqafuar dhe i ka lënë numrin e tij të telefonit, duke i thënë se do të fliste vetë.

Debatet e Xhafajt me banoret

Qytetari: Unë u përmbyta. Ku ti gjej unë këto që thua ti? Kam folur me bashkinë vit për vit dhe asgjë. Për vit ndërroj mobijet, më përmbyet shtëpia. jemi nën ujë.

Xhafaj: Ore prisni njëherë punë tonë, qetësohu…

Qytetari: Ju lutem shumë mundohu që të largohesh… Ti je një politikan karriere, nuk bëni gjë ju. Nuk na ndohmoni dot, asnjë vit se keni bërë…

Qytetari 2: Këtu janë dhënë lejë afër lumenjve. Bashkia nuk çan kokë fare…

Xhafaj: Ju votuat për demokratët… Tashi unë nuk do të ngre nga gjumi kreun e bashkisë në Vorë. Ai duhet të ishte këtu. Sesi ka qenë unë vij e shikoj.

Qytetari 2: Nuk ka ardhur askush të shikojë gjendjen tonë..

Shkruar Nga
More from Revista User

Kjo zgjedhje e Nicki Minaj është trendi më i fundit i kësaj vere

Kjo zgjedhje e Nicki Minaj është trendi më i fundit i kësaj...
Read More