“Xhafaj na ka futur në shtetrrethim”, gruaja e poetit Havzi Nela i bashkohet protestës

Protestës së qytetarëve në Kukës për lirimin e 11 qytetarëve, të cilët mbahen ende në burg, u është bashkuar edhe gruaja e poetit kuksianë Havzi Nela, Lavdie Nela.

Asnjë lek nuk do t’ja japim Edi Ramës, le të largohet që sot nga qeveria bashkë me ministrin e Brendshëm që e ka futur Kukësin në shtetrrethim.

Unë jam gruaja e poetit që babai I Edi Ramës ka firmosur vendimin për varjen e tij”, është shprehur Lavdie Nela.

Ditën e sotme në Kukës është mbajtur sërish protestë për lirimin e 11 kuksianëve të arrestuar pas protestës së dhunshme në 31 mars 2017.

Në protestë kanë marrë pjesë aktivistë të shoqërisë civile si dhe mbështetës të tjerë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Vasili kërkesë ambasadorit amerikan: Denonco banditët që rrëmbyen banorët e Kukësit!

  Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili, ka komentuar sot deklaratat...
Read More