Xhelili kërkon “shpëtimin” me rastin Meta



shukri xheliliGjykata e Apelit të Krimeve të Rënda vendos masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” për ish-kryebashkiakun e Dibrës, Shukri Xhelili. Pala mbrojtëse kërkon që video-përgjimi të mos merret në konsideratë nga gjykata, pasi ai nuk është origjinal, por materiali ishte hedhur në një USB.

Me pranga në duar, por mundohej të tregonte qetësi, ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili, u paraqit në Gjykatën e Krimeve të Rënda për të mësuar për masën e sigurisë. Atij i është komunikuar vendimi “arrest me burg pa afat” deri në përfundim të hetimeve.

Kjo masë pritej të caktohej për të, pasi mbi Xhelilin rëndojnë tri akuza, “marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën e mbetur në tentativë”, “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Vetë Xhelili nuk ka pranuar akuzat, ndërsa në gjykatë vetëm ka dhënë gjenealitetet dhe më pas iu drejtua gjykatës që preferonte të mos fliste më, duke ia dhënë të drejtën avokatit.

Interesante është qëndrimi i avokatit mbrojtës Ferdinand Doja, i cili mësohet se ka kërkuar lirimin e klientit të tij për shkak se video-përgjimi nuk është i plotë, e si pasojë mbetet i paligjshëm dhe se provat që ka prokuroria nuk janë materiale origjinale filmike.

Me këtë procedurë, u mbyll edhe çështja ndaj Ilir Metës, pas publikimit të videos nga Dritan Prifti në vitin 2011, ku pretendonte se bëhej fjalë për një aferë korruptive për të dhënë licencë për ngritjen e një HEC-i. Me vendim unanim të Kolegjit të Gjykatës së Lartë, pesë gjyqtarët e shpallën Metën të pafajshëm duke argumentuar se prova e paraqitur nuk ishte origjinale dhe për më shumë nuk ka vlerë ligjore të mirëfilltë për aq kohë sa nuk është autorizuar nga institucionet përkatëse.

Pala mbrojtëse pretendoi se në gjykatë nuk ishin paraqitur provat e mirëfillta, (videoja origjinale e plotë), por një kopje e saj e hedhur në një USB.

Këto pamje, pretendoi akuza në sallën e gjyqit me dyer të mbyllura, nuk mund të përdoren.

Pavarësisht këtij reagimi, prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg pa afat”, pasi nga institucioni i akuzës u argumentua se veç pamjeve filmike ka edhe dëshmi, duke përfshirë personazhin kryesor vajzën 20-vjeçare Anisa. A, e cila vendosi të kryejë filmimin pas ngacmimeve seksuale nga ana e kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili.

Para hetuesve, e reja ka dëshmuar duke u shprehur se Xhelili prej disa muajsh e ngacmonte në telefon dhe në faqen e saj në Facebook dhe në momentin kur ajo shkoi të nënshkruante kontratën e punës në zyrën e tij, kanë nisur ngacmimet drejtpërdrejt.

Vetëm tre ditë pas nënshkrimit të kontratës së punës, kryebashkiaku këmbënguli që të linin një takim në Tiranë dhe më pas e dërgoi në një hotel në kryeqytet për të kryer marrëdhënie seksuale.

Pamjet më pas shkëputen, por kaq ka mjaftuar që çështja të merret në konsideratë nga ana e prokurorisë.

Pas marrjes në pyetje të vajzës që denoncoi dhe Xhelilit, prokuroria, me vendim gjykate lëshoi urdhër-arrestin për të.

Ndërsa ditën e djeshme gjykata i komunikoi masën e vendosur në mungesë, duke mos marrë parasysh palën mbrojtëse.

Në kohën kur pritej të jepej vendimi ishin të pranishëm të afërm të Xhelilit, përfshi bashkëshorten dhe djemtë e tij.

Pas vendosjes së masës së sigurisë, pritet që Xhelili të dërgohet në një nga dhomat e paraburgimit në Tiranë, në pritje të nisjes së procesit gjyqësor.

Pritet që në ditët në vazhdim, ish-kryebashkiaku do të kërkojë në Gjykatën e Apelit ndryshimin e masës së sigurisë.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Fier, arrestohet vëllai i Lul Cakës

Policia e Fierit ka shpallur në kërkim Klement Kastratin, personin që i...
Read More