Xhemi Shehu, moderatorja me traditë familjare në televizion, shikoni kush i ka paraprirë…

Pak e dinë se Xhemi Shehu është mbesa e spikeres së parë të televizionit shqiptar, Stoli Beli.

Stoli Beli është shprehur se sa herë sheh Xhemin në ekran, i duket sikur sheh veten.

“Është vajza e vajzës së vëllait (Moisiut), por unë e kam mbesë shpirti. Që të vogël e kam dashur shumë dhe kam ruajtur shumë kujtime nga ajo, që nga kartolinat që më ka shkruar e deri te suveniret.

Xhemi me mamanë e saj, Çiljetën, vinin shpesh në shtëpinë time, ashtu si edhe unë te ato”.

“E shihja teksa hidhte shtat dhe që atëherë e kam ndjerë që ajo do të çante në botën e artit. Drejt të them, kur e kam parë për herë të parë në ekran, kisha shumë frikë.

Më rrihte zemra fort dhe emocionohesha, ndërsa tani jam krejt e sigurt te ajo.

Në çdo dalje skenike të saj, më duket sikur shoh veten”, ka rrëfyer Stoli Beli për “Panorama plus”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Irina Shayk në superformë!

Irina Shayk shkëlqen me këto foto shumë joshëse…. Ajo është një nga...
Read More